Çdo fëmijë ka individualitetin e vet sa i takon ritmit të gjumit dhe ngrënjes poashtu edhe nevojave. Pikërisht të porsalindurit në javët e para nuk është e zhvilluar ndjenja e ditës dhe natës. Mundësia për të ndikuar në këtë ritëm është shumë e ultë.
Prindërit mund të mbështesin zhvillimin e fëmijës, por përcaktimi i parë i mbetet fëmijës. Disa të porsalindurkanë një shtytje të brendshme të fortë për rregullsinë. Këta fëmijë flejnë në mëngjes. Foshnjet tjera njoftojnë në kohë të ndryshmen, me muaj, për urinë dhe nevojën e gjumit, si ditën ashtu edhe natën. Ata kanë nevojë për mbështetjen e prindërve për të ardhur në rregullsi apo një ritëm të pranueshëm për tërë familjen.
Ka rëndësi rutina e vazhdueshme, dita e qetë me të ushqyerit e rregulltë, koha e rregulltë e gjumit dhe aktivitetet tjera si p.sh. shetitjet apo ritualet tjera. Rregulli periodik i larjes, ngrënjes, tregimet për natën e mirë, apo kënga qetësuese e gjumit ndikon në qetësim. Ju lutem kini kujdes që edhe rezervat tuaja të energjisë të jenë të plota, të keni të ushqyer të balansuar, të pini mjaft lëngje dhe gjatë ditës të keni pushim të mjaftueshëm.