Plani i Ushqimit: Nga muaji i 7të deri në muajin e 9të

Qumësht gjiri - aq gjatë sa ju dhe fëmija juaj doni

*Filloni me ushqim shtesë sipas zhvillimit të fëmijës tuaj dhe filloni pas muajit të 4-të më së voni dhe pas muajit të gjashtë më së largu.

Pas afërsisht 6 muajve disa bebeve iu dalin dhëmbët e parë. Ato po ashtu mund të lëvizin gjuhën e tyre dhe të gjithë gojën më mirë. Nga muaji i 8të fillon koha kur ju duhet ti mësoni ato me copat e para të vogla të tyre të ushqimit.

Mëngjesi i hershëm: Menjëherë në mëngjes, qumështi mbetet racioni më i mirë. Ushqeni me gji beben tuaj ose përgatitni ca HiPP 2 Qumështi Vazhdues. Qumështi Vazhdues i është përshtatur kërkesave të bebeve më të moshuara. Nga muaji i 8të bebja juaj mund të mësojë të pi qumësht nga një gotë. Kjo e promovon zhvillimin dhe është më e mirë për dhëmbët.

Mëngjesi i mëvonshëm: Gjatë mëngjesit të mëvonshëm ju mund të vazhdoni të ushqyerit me gji ose ta ushqeni beben me Formulën e Qumështit nga HiPP. Nëse bebja juaj është shumë e uritur, ju mund ti jepni ca Fruta &Drithëra nga HiPP si ushqim shtesë. Këto racione ushqimi janë lehtë të tretshme dhe, falë drithërave, po ashtu ngopëse.

Dreka: Nga muaji i 8të ju mund ti ofroni bebes suaj menynë tonë për moshën nga muaji i 8të. Këto përmbajnë copëza të vogla e të ëmbla në mënyrë që ta inkurajojnë beben tuaj që të përtypë. Mësimi i përtypjes është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bebes dhe që të mësojë të flasë. Racionet janë më të mëdha për këtë grup moshë, pasi bebes suaj i nevojitet më shumë ushqim që të ngopet.

Pasdita: Për pasdite qulli me Fruta&Perime është ideal. Frutat dhe Fruta & Drithëra nga HiPP-i janë tani në dispozicion me copëza të imëta për bebe 8muajshe dhe më të rritura. Llojet e reja të frutave sigurojnë edhe më shumë shije. Ju mundeni gjithashtu vetë të përgatitni një qull duke përdorur Drithëra Organike të Grira nga HiPP dhe HiPP Fruta të Buta. (Udhëzime për veprime të tilla mund të gjenden në paketimin e qullit të drithërave.)

Nga muaji i 7të ekzistojnë më shumë zgjedhje për ushqime të lehta. Tani po ashtu mund ti ofroni bebes suaj HiPP Fruta & Jogurt ose Fruta Dyshe nga HiPP-i – fruta me jogurt ose me krem.

Për kafshatat e para nga muaji i 8të ekzistojnë një varg i artikujve të ushqimeve të lehta nga HiPP-i si HiPP Biskota Bebesh, HiPP Peksimadhe Bebesh, HiPP Dredha Meli për fëmijë ose HiPP Torte Orizi si shtesa ideale mes racioneve të ushqimeve.

Në mbrëmje: Po ashtu do të gjeni lloje të reja të HiPP-it për Natë të Mirë pa sheqer të shtuar në kavanoz ose llapë qumështi për tu përzier, të cilët kanë një strukturë më të dendur, si dhe disa shije të reja nga muaji i 8të.

Pijet: Më së voni me racionin e trëtë të ushqimit plotësues, duhet ti ofrohet bebes diçka për të pirë gjatë çdo ushqimi. Uji për foshnje, çajërat pa sheqer, çaji organik & lëngu ose lëngjet e holluara të frutave janë zgjidhjet më të përshtatshme.

Pyetjet më të shpeshta

Bebja ime nuk ka ende asnjë dhëmbë. A mund të konsumoj ai/ajo racione me copëza të forta?
Po, sepse copat janë aq të vogla sa bebet mund ti shtypin ato me anë të nofullave.

Bebes sime ende nuk i pëlqen ushqimi i fortë. Çfarë mund të bëj? 
Vazhdoni ta ushqeni me meny të imëta qulli dhe gradualisht shtoni më shumë e më shumë menu nga muaji i 8të.

Sa duhet të jetë një racion? 
Kavanozat tanë për bebe 8 muajshe vijnë në porcione sipas moshave të cilat konsumohen nga shumica e fëmijëve. Megjithatë, ekzistojnë gjithashtu fëmijë që hanë pak më shumë ose mjaftohen me më pak. Është absolutisht normale që bebja juaj të shfaq luhatje të caktuar të oreksit. Nëse bebja juaj është shumë e uritur, ofrojini fruta si desert.

Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm:

  • Siguroni  kujdes të rregullt dentar që nga dhëmbi i parë
  • Para gjumit: mos e ushqeni më pas larjes së dhëmbëve
  • Mos përdorni biberonat me qumësht ose çaj si ndonjë lloj qetësuesi ose ndihmësi për gjumë
  • Çdoherë ju vetë duhet të mbani biberonin dhe lejoni beben që ta shuajë etjen shpejt
  • Mësoni bebet që të pijnë nga gota që nga mosha 8 muajshe

Për të gjetur grupin e duhur të produkteve HiPP, kërkoni në rafte për kodet e ngjyrosura si më poshtë: