Qeliza vezore
Jeni shtatzënë dhe pritni një foshnje? Apo po planifikoni të mbeteni shtatzënë? Kalendari i shtatzënisë i përpiluar nga HiPP ju përcjell - në faqet vijuese, merrni të gjitha përvojat në lidhje me zhvillimin e foshnjës tuaj në bark. Zbuloni javë pas jave, çfarë ju pret gjatë shtatzënisë.
Përmbledhje e javëve të shtatzënisëShtatzënia është një kohë shumë e bukur dhe emocionuese për nënat që do të bëhen së shpejti dhe sigurisht edhe për baballarët e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, çdo javë e shtatzënisë ju sjellin befasi të reja për të cilat ju duhet të bëheni gati. Kalendari i shtatzënisë I HiPP-it, ju jep një përmbledhje të ndodhive dhe ngjarjeve më të rëndësishme gjatë 40 javëve të shtatzënisë. Mësoni më shumë për çdo javë të shtatzënisë:
Ankesat trajtohen me ndjeshmëri. Këshillat dhe shpjegimet e shumta të dobishme, do t'ju mbështesin dhe do t'ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë po ndodh në trupin tuaj gjatë periudhës së shtatzënisë.
Zakonisht, një shtatzëni zgjat 40 javë të shtatzënisë (e shënuar me shkurtesën JShZ). Numërimi i javës së parë të shtatzënisë tuaj fillon në ditën e parë të menstruacioneve të fundit. Kjo do të thotë se në javën e parë dhe të dytë të shtatzënisë në të vërtetë nuk jeni akoma shtatzënë. Me fjalë tjera, shtatzënia fillon në javën e tretë kur ju keni ovulacion dhe veza është fekonduar, nga e cila 9 muaj më pastaj, fëmija juaj lind.
Shtatzënia, kohëzgjatja e shtatzënisë përcaktohet gjithmonë në ditën e caktuar. Nevojiten rreth 280 ditë ose 40 javë nga dita e parë prej menstruacioneve të fundit deri në lindjen e fëmijës tuaj. Çdo javë e kaluar e shtatzënisë shënjohet si një numër i plotë. Pas kësaj, janë numrat nga 1 në 6 - që përfaqësojnë ditët e sakta të javës përkatëse të shtatzënisë.
Në shembullin tonë "JShZ 4 + 3", 4 është JShZ së plotë, të kaluar dhe 3 është dita shtesë për javën e ardhme. Kështu, saktësisht, shtatzënia juaj ka filluar para 4 javëve dhe 3 ditë, që do të thotë se jeni në javën e 5-të të shtatzënisë.
Nëse dita e parë pas menstruacioneve të fundit ishte e enjte, ky është fillimi i javës tuaj të pare të shtatzënisë. Pra, le të supozojmë si në shembullin tonë të përshkruar më sipër, fillimi i javës së shtatzënisë ishte një e enjte, atëherë +3 do të ishte e diela: 4 javë shtatzëni plus e premte (+1), e shtunë (+2), e diel (3+).
Me vendosjen e vezës së fekonduar në mitër, foshnja juaj do të zhvillohet me shpejtësi të madhe. Shtatzënia mund të ndahet në tri faza të rëndësishme - me kohëzgjatje rreth 3 muaj secila - të ashtuquajturit tremujorë. Tremujori i tretë është zakonisht pak më i gjatë dhe shënon hovin përfundimtar të zhvillimit deri në lindje.
Ndiqni shtatzëninë tuaj javë pas jave, me kalendarin e shtatzënisë HiPP. Ju gjithashtu do të merrni informacione të rregullta dhe këshilla për t’u ushqyer gjatë gjithë shtatzënisë në Letrat tona të drejtuara për prindërit.