Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 12-të e shtatzënisë: Është koha që lajmin ta bëjmë të ditur

Tani, në javën e 12-të të shtatzënisë, në fund të muajit të tretë, është koha ta informoni punëdhënësin tuaj për shtatzëninë. Tani e tutje, ju keni të drejtë për të gjitha masat mbrojtëse që rregullon ligji për nënat e ardhme dhe për mbrojtjen e fëmijës së palindur. Foshnja juaj tani po e bën një hap të madh në zhvillim

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 12-të

Deri në javën e 12-të të shtatzënisë, foshnja juaj është tashmë mbi 5 centimetra e gjatë. Kjo korrespondon me dimensionet e një veze pule shumë të madhe. Përveç kësaj, foshnja juaj tani duhet të peshojë rreth 16 gram. Për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme që një foshnjë bën tani në bark, informacioni mbi madhësinë zakonisht është shumë i ndryshëm. Përveç kësaj, çdo fëmijë ka shpejtësinë e vet të zhvillimit, gjë që çon edhe te dallimet në madhësi. Predispozitat e paracaktuara gjenetikisht të babait dhe nënës gjithashtu kanë rëndësi për këto dallime. Këto ndryshime në gjatësi dhe peshë, bëhen veçanërisht të qarta në tremujorin e dytë, d.m.th. në fillim të javës tjetër të shtatzënisë.

Zhvillimi i foshnjës

Në javën e 12-të të shtatzënisë, si në javët në vijim, foshnja juaj është në drejtim të rritjes në gjatësi. Shpejtë do të zgjerojë dimensionet e veta. Në ndërkohë, organet e rëndësishme të brendshme kanë marrë funksionin e tyre themelor. Stomaku është në gjendje të thithë substancat. Si rezultat, foshnja juaj gradualisht do të fillojë të gëlltisë sasi më të vogla të lëngut amniotik. Me këtë, ajo do të ushtrojë frymëmarrjen e vet dhe marrjen e mëvonshme të ushqimit, si dhe gëlltitjen. Në këtë fazë të zhvillimit, foshnja është akoma duke pështyrë lëngun amniotik. Sigurisht, kjo kërkon shumë praktikë. Të sapolindurit që pinë me ngut nga gjiri i nënës, mund të ngulfaten. Pra, disa ushtrime praktike janë ende të domosdoshme pas lindjes. 

Foshnja juaj tashmë është shumë aktive në javën e 12-të të shtatzënisë dhe e shfrytëzon plotësisht hapësirën në dispozicion për të gjitha llojet e gjimnastikës.

Për shkak të zhvillimit paralel të sistemit të përcjelljes së stimulit, të fijeve nervore dhe trurit, foshnja mund të reagojë ndaj stimujve të parë. Nëse, për shembull, ndjen diçka para gojës së vet të vogël, në lëvizjet e veta të egra, shkaktohet refleksi i thithjes. Ky refleks do ta sigurojë mbijetesën e të porsalindurit, sepse nëpërmjet thithjes sigurohet ushqimi i saj në muajt e parë të jetës.

Me ultrazë, syri i stërvitur, te foshnja mund të zbulojë lëvizjet e lehta të qepallës. Edhe këtu kërkohet praktikë e mëtejshme derisa të jetë e mundur mbyllja e plotë e qepallës. Kjo më vonë gjithashtu funksionon përmes një refleksi që aktualisht është duke u zhvilluar tek foshnja. Kur ushtrohet presion nga jashtë në bark, foshnja largohet nga muri i barkut - edhe këtu, fshihet refleksi pas këtij veprimi. Megjithatë, kjo do të ndryshojë në javët e ardhshme, sepse ajo do të reagojë ndaj ledhatimit nga jashtë duke u rrotulluar në murin e barkut. 

Ende nuk është e mundur të përcaktohet gjinia e foshnjës. Për këtë, duhet të keni durim edhe pak. Nga java e 16-të e shtatzënisë, mjeku mund të jetë në gjendje të përcaktojë nëse keni një vajzë apo një djalë. Por, ajo që tashmë është e dukshme, është fakti nëse jeni duke pritur binjakë.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 12-të të shtatzënisë

Tani ju jeni duke pritur me padurim për shenjën e parë të lehtë nga banori i barkut tuaj. Kjo kërkon ende kohë që të vije. Sidoqoftë, mundësia që ta ndjeni butë lëvizjen e foshnjës rritet me madhësinë e saj. 

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Rrumbullakët e parë

Në fakt, tani me siguri të plotë mund të vërehet rritja graduale e barkut. Kjo ngjan për shkak të shtimit të peshës, d.m.th. grumbullimit të rezervave të dhjamit në trupin tuaj. Vetëm në javët e ardhshme të tjerët do të jenë në gjendje të dyshojnë nëse keni bark të zënë me shtatzëni. Nëse jeni shtatzënë për herë të dytë ose të tretë, barku juaj me shtatzëni, do të jetë më shpejt i dukshëm. Por, nëse ju e bëni të ditur shtatzëninë për familjen dhe miqtë tuaj, dukja e barkut tuaj do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë çdo takimi.

Çështja e modës dhe veshjeve të tjera të rehatshme gjithashtu gradualisht do të bëhen më interesante. Për shkak se shtimi i peshës për gati 250 deri 300 gram në javë, tani merr shpejtësi. .

Varet nga ju se sa realisht dëshironi të shtoni peshë dhe se kjo nuk është e jashtëzakonshme. Në të vërtetë, një aspekt i rëndësishëm është ushqimi i shëndetshëm. Mos hani për dy veta dhe hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Mos harroni që të bëni ushtrime të mjaftueshme. 

Mungesa e ushqimeve

Nëse ndiheni shpesh të lodhur, kjo mund të jetë në dukje krejtësisht normale e shtatzënisë tuaj. Nga një nivel i caktuar, nëse gjendja e hekurit në trupin tuaj e vërteton atë, atëherë mund të jetë se nuk po merrni mjaft hekur me ushqimin tuaj. Kjo është shpesh pasojë nëse hani kryesisht ushqim vegjetarian apo edhe ushqim vegan.

Në përgjithësi, gjatë shtatzënësisë, nuk qëndron si pengesë ushqimi vegjetarian. Sidoqoftë, vëmendje më të madhe duhet t'i kushtohet zëvendësimit të mishit dhe peshkut me ushqime të tjera të pasura me proteina dhe që përmbajnë hekur. Në veçanti, ushqimi vegjetarian, i cili gjithashtu përfshin qumësht dhe produkte qumështi, është i justifikueshëm gjatë shtatzënësisë. Gratë shtatzëna që përfillin dietën vegjetarianë, megjithatë, duhet të zgjedhin ushqimin e tyre me shumë kujdes në mënyrë që të mos mungojnë lëndët ushqyese.

Rreziku i furnizimit të pamjaftueshëm me hekur gjatë shtatzënësisë është sfidë e vërtetë. Hekuri nga mishi - i ashtuquajturi “hekur häm” - është më i lehtë për t’u përdorur nga trupi sesa hekuri nga burimet me origjinë bimore. Hekuri nga bizelet, spinaqi, frutat e errëta (mana, etj.), spinaqi dhe produktet e drithërave që përmbajnë hekur janë më pak të absorbueshme nga trupi. Në mënyrë që të rritet absorbimi i hekurit, vitamina C, ju ndihmon të përcillni sasinë e hekurit në organizëm.

Kujdesuni që të hani ushqime që përmbajnë hekur, me mjaft fruta me përmbajtje të lartë të vitaminës C, të tilla si lëngjet e përbëra nga frutat e kuqe të imëta, të prodhuara nga HiPP.

Për gratë që ushqehen me dietën vegane dhe nuk hanë as mish, peshk, as produkte qumështi dhe vezë, furnizimi me lëndët ushqyese gjatë shtatzënisë është shumë më i ndërlikuar. Nëse keni qenë duke e ndjekur dietën vegane deri më tani, ju duhet të kërkoni këshilla profesionale për situatën tuaj në një qendër të caktuar këshillimi. Kur ndodh mungesa e mikroelementeve, ato mund të sigurohen përmes preparateve ushqimore të përgatitura.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Nëse ushqeheni me ushqimin vegjetarian ose vegan, blini një libër gatimi për këtë formë të të ushqyerit gjatë shtatzënisë dhe merrni këshilla gjithëpërfshirëse profesionale.
  • Planifikoni paraprakisht terminët tuaja për kontrollet mjekësore me mjekun dhe / ose maminë.
  • Pyesni miket dhe të afërmit tuaj nëse ata kanë ende rroba gjatë kohës së lindjes në dollapin e tyre.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Kontrolli i vlerave të rëndësishme të gjakut

Nëse keni lodhje të shpeshta ose të theksuara, duhet t’i kontrolloni vlerat e gjakut, veçanërisht vlerën e hekurit. Në këtë mënyrë, mungesa mund të vërehet shumë herët dhe të kompensohet nëpërmjet ushqimit të veçantë ose shtesave ushqimore duke i mbajtur vlerat e hekurit ashtu siç duhet të jenë.

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.