Javët e shtatzënisë:
Java e 17-të e shtatzënisë: Foshnja juaj po rritet me shpejtësi
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 17-të të shtatzënisë
Në javën e 17-të të shtatzënisë, fëmija juaj i palindur, është i gjatë mes 11 deri 12 centimetra. Për nga madhësia, fëmija juaj, në këtë kohë, mund të krahasohet më së miri me një dardhë. Tani ka arritur një peshë prej 140 gramësh - një dardhë mesatare peshon rreth dy herë më shumë. Në këtë javë të shtatzënisë, fokusi është te rritja në gjatësi, zhvillimin e formës së foshnjës dhe maturimin (pjekurinë) e reflekseve dhe shqisave. Fëmija juaj së shpejti do të shtojë peshë dhe do të vendosë depozita të rëndësishme yndyre nënlëkurore që i duhen shumë për jetën jashtë mitrës.
Zhvillimi i foshnjës
Pothuajse plotësisht, konturat e fytyrës së foshnjës suaj janë zhvilluar në javën e 17-të të shtatzënisë. Sytë e saj tani janë të përqendruar në mes dhe nuk janë më të dala jashtë. Hunda u formua nga kërci. I vogli juaj punon me zell për tiparet e tij të veçanta dhe të sakta të fytyrës.
Foshnja juaj tashmë mund të nuhasë, dëgjojë dhe të ketë shije. Përmes krijimit të qelizave shqisore, ajo ngadalë fillon të ndjejë. Këto qeliza shpërndahen në të gjithë trupin dhe sigurojnë ndjeshmëri gjithëpërfshirëse. Për shkak të perceptimit të theksuar, fëmija juaj mund të frikësohet nga zhurmat e mëdha. Nëse jeni duke bërë një skanim me ultratingull, mund të shikoni që trupi i vogël drithëron. Kështu që është më mirë të mos shkosh në rok koncert apo shikoni film aksioni në kinema.
Në javën e 17-të të shtatzënisë, fëmija juaj është në gjendje të perceptojë dritën dhe errësirën. Kjo bëhet e dukshme kur do të lejoni që rrezet e diellit të bien mbi barkun tuaj. Vëmendja e foshnjës zgjohet nga shkëlqimi dhe ngrohtësia dhe inkurajohet të reagojë ndaj diellit.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 17-të të shtatzënisë
Jeta e një gruaje shtatzënë në javën e 17-të të shtatzënisë përbëhet nga emocione të ndryshme. Ashtu si në pubertet, emocionet shpesh ndryshohen si në një slitë rrotulluese. Arsyeja është te frika që ndodh natyrshëm, sepse nëna e ardhme përballet me një situatë krejtësisht të re në jetën e saj. Rol të rëndësishëm luajnë jo vetëm shqetësimet për shëndetin dhe mirëqenien e foshnjës. Në pah vijnë gjithashtu mendimet se si do ta përballoni jetën me foshnjën dhe si familje.
Një grua që pret me padurim fëmijën e saj dhe që po planifikon jetë të përbashkët familjare, në të njëjtën kohë, përjeton gjithashtu momente të papërshkrueshme të lumturisë. Për shumë nëna të ardhshme, "ndërtimi i folesë" fillon rreth javës së 17-të të shtatzënisë. Kjo e përshkruan gjendjen se tani po merreni intensivisht me jetën tuaj të amësisë. Kështu planifikohen ose bëhen blerjet e para.
Ndjenjat gjithashtu gjejnë rrugën e vet në ëndrrat tuaja. Përmes ëndrrave ju përpunoni dyshimet dhe frikën ekzistuese që përjetoni gjatë ditës. Ato ju japin sigurinë se jeni të fortë dhe se do të jeni në gjendje të bëni gjithçka për fëmijën tuaj.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Harresa në shtatzëni
A e dini këtë situatë? Ju jeni duke përgatitur çaj, jeni ndërprerë për një moment nga zilja e telefonit dhe pas bisedës nuk e dini më se ku është çaji. Nëse kjo është e njohur për juve, mos u shqetësoni. Kjo është ajo që njihet si "harresa në shtatzëni". Kjo nuk ka asnjë lidhje me harresën dhe përshkruan vetëm dukurinë që nënat e ardhshme e përjetojnë shpesh. Harresa gjatë shtatzënisë shkaktohet nga kërkesat e tepruara. Sepse, në këtë kohë, rreth javës së 17-të të shtatzënisë, aq shumë përshtypje, ndjenja dhe informacione të reja ju vijnë sa nuk mund t'i përpunoni ato aq lehtë. Thjesht tregohuni shumë të hapur për këtë fenomen të përkohshëm.
Ndjeni lëvizjet e fëmijës
Në shtatzëninë e dytë, nga java e 17-të e shtatzënisë, ju lehtë mund të hetoni lëvizjet e para të fëmijës. A është fëmija juaj i parë? Atëherë duhet të kesh durim edhe pak! Nëse pyesni veten: si ndihen lëvizjet e fëmijëve? Kjo mund të krahasohet më së miri si zvarritje e lehtë e ndonjë krimbi ose gudulisjen, e cila gradualisht bëhet më intensive. Ndjenja e lëvizjeve të fëmijës zakonisht shkakton një ndjenjë të madhe lumturie tek gratë shtatzëna. Këtu mund të mësoni më shumë rreth lëvizjeve të fëmijës.
Barku juaj rritet e rritet
Për shkak të rritjes masive të mitrës, herë pas here mund të ndjeni shtrirjen e ligamenteve të cilat e mbajnë mitrën. Ju e perceptoni këtë si një lloj bluarjeje dhe tërheqjeje. Për sa kohë që nuk keni simptoma të tjera, kjo është e padëmshme. Sidoqoftë, nëse ndodh dhimbja ritmike, ndodh gjakderdhja ose rrjedh lëngu nga vagjina, duhet menjëherë të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të mos rrezikoni zhvillimin e fëmijës tuaj.
Ushtrimet që forcojnë fundin e legenit dhe i relaksojnë ligamentet, do t'ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen e shkaktuar nga rritja e mitrës. Në çdo rast, ushtrimet janë të mira për juve dhe fëmijën tuaj, sepse bëhet furnizimi i mirë me oksigjen.
Venat me variçe në këmbë
Ndonjëherë, mund të vëreni venat e vogla - të ashtuquajturat venat me variçe ose venat merimangë - në këmbët tuaja. Kjo është normale dhe nuk duhet të jetë shqetësuese për juve. Trupi juaj tani po bën punë të shkëlqyeshme dhe ka vëllim të shtuar të gjakut për ta përpunuar. Kjo gjithashtu mund të çojë në gjakderdhje të lehtë të hundës, kohë pas kohe. Rekomandohet të vishni geta kompresioni.
Barku juaj bëhet gjithnjë e më i rrumbullakët
Në javën e 17-të të shtatzënisë, nga ata përreth jush, tani mund të vërejnë se jeni duke pritur një fëmijë. Shikimet me kuriozitet shpesh drejtohen në stomakun tuaj. Si rregull, nuk ka më asnjë dyshim në lidhje me shtatzëninë.
Këtë muaj, do të shtoni përsëri rreth 250 gramë në javë. Pjesa më e madhe e këtij shtimi të peshës është për shkak të rritjes së qëndrueshme të mitrës. Placenta dhe lëngu amniotik, gjithashtu, kontribuojnë në shtimin e peshës.
Nga bashkëveprimi në mes të gjinjve, ijëve dhe barkut më të madh, ju keni marrë një figurë gruaje deri në javën e 17-të të shtatzënisë. Kjo pasqyron lumturinë e fëmijës suaj dhe do të jetë e dobishme kur të keni lindur fëmijën tuaj dhe ta ushqeni atë me qumështin tuaj të gjirit.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj
Ushtrimet e synuara për fundin e legenit
Pyesni maminë tuaj për ushtrime që do të forcojnë fundin e legenit tuaj. Kjo do të duhet të mbajë një barrë të rëndë në muajt e ardhshëm. Ju mund të parandaloni efektet anësore dhe simptomat me ushtrime efektive.
Zbuloni venat me variçe?
Kontrolloni te mjeku ose mamia venat e vogla në këmbët tuaja. Ju do të vërtetoni nëse venat në formë rrjete merimange mund të jenë normale, të lidhura me shtatzëninë. Aty merrni këshilla për t'u kujdesur për këmbët tuaja në mënyrë që ta mbani këtë dukuri në nivelin më të ulët të mundur.
Ushqim efektiv dhe i shëndetshëm
Pyesni maminë tuaj për recetat që mund t’i gatuani lehtë. Do të ishte ideale, që këto receta të jenë të pasura me fibra dhe me lëndë ushqyese. Ju gjithashtu mund të gjeni më shumë informacion për ushqimin gjatë shtatzënisë në udhëzuesin tonë.