Përse një seri-përkujdesjeje nga HiPP-i?

Që prej ditës së parë, foshnjeve ju nevojitet dashuria dhe kujdesi i plotë. Kësaj detyre i jemi përkushtuar me gjenerata me përgjegjësi të lartë dhe me gjithë zemër. HiPP është specialist për nevojat e foshnjes. Për ushqimin, tani edhe për përkujdesjen ndaj foshnjes.

Me gjenerata të tëra merremi me nevojat e veçanta të konsumuesve më të ndjeshëm në përgjithësi, për foshnjet dhe fëmijët. Prandaj qëndrojmë vazhdimisht në lidhje dhe këmbejmë përvojat me mamitë dhe mjekët e fëmijëve.

Sepse lëkura e foshnjes suaj është shumë më e hollë dhe më e ndjeshme se e të rriturve, andaj asaj i nevojitet përkujdesje posaçërisht e butë. Prandaj kemi zhvilluar një seri për përkujdesje të veçantë, të liruar plotësisht  nga materjet e dëmshme dhe tepër e butë.

Ajo është aq e butë, saqë e kemi quajtur Babysanft, butësi e bebeve.  E provuar me aq kujdes, ashtu siç ato janë mësuar me neve.

HIPP është i përkushtuar për cilësinë më të lartë, prodhime të shëndosha e të sigurta dhe lëndën e parë më të mirë nga natyra. Ne gjithashtu kemi produkte të shkëlqyera për përkujdesje ndaj foshnjeve që plotësojnë këto kërkesa dhe jemi të bindur se prindërit  për këtë arsye na besojnë përkujdesjen ndaj foshnjeve.