Menyja

Vitamina D në formulat e qumështit

Furnizimi me Vitamin D është shumë I rëndësishëm për shëndetin e njeriut.Vitamina D e njohur si ‘Vitamina e Diellit” është një lëndë thelbësore ushqyese që ka tërhequr vëmendjen gjatë viteve të fundit. Efekti I vitamins D nuk mund të kufizohet vetëm në metabolizmin e kockave.Deficienca kronike e vitamins D mendohet se lidhet me sëmundjet e ndryshme si Diabeti mellitus tip I dhe II, si dhe sëmundjet autoimmune.Bazuar në sondazhet e fundit , fëmijët dhe poashtu edhe adultët kanë mungesë të vitamins D. Vlerat e parashikuara për furnizim adekuat të vitaminës D për fëmijët e moshës 1-4 vjeç arrijnë në 20 μg / d (DGE) ose 15 μg / d (DGKJ), përkatësisht. Është e diskutueshme nëse këto vlera mund të arrihen: Bazuar në kushtet gjeografike per shkak se vitamina D nuk mund të sintetizohet gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, sinteza endogjene në lëkurë është e pamjaftueshëm për shkak të rekomandimeve për mbrojtje nga dielli, dhe shumëllojshmëria e ushqimeve të pasura me vitaminë D është e kufizuar.

Vitamina D e marrë nga ekspozimi ndaj diellit , nga ushqimi dhe suplementet e vitamins D është biologjikisht inerte dhe duhet të kaloj permes dy proceseve hidrokisluese për t’u aktivizuar. E para ndodhë në mëlçi dhe konverton vitaminën D në 25-hydroxyvitamin D [25 (OH) D], e njohur edhe si kalcidiol. E dyta ndodhë kryesisht në veshka dhe formon 1,25-dihidroksivitamin D [1,25 (OH) 2D] fiziologjikisht aktive, të njohur edhe si kalcitriol [1].

Për të parandaluar efektin e deficiencës së vitaminës D , HiPP ka fortifikuar vitamin D në formulat e qumështit.Nga studimi I fundit ,përdorimi I formulave të qumështit nga HiPP me vitamin D të fortifikuar mund të parandolojë rënien në nivelet e serumit në 25(OH) D,gjithashtu përdorimi I këtyre formulave gjatë muajve të verës nuk ka ngritur nivelet në serum mbi 25(OH)D kështu që përdorimi I tyre është I sigurtë.