Intervistë për Bio-vulën

 

Bio prodhimi po lulëzon. Por a është vërtet bio ushqimi garanci për ushqimin e shëndetshëm? Nga çokollata deri te patatet e skuqura, çdo produkt tani mund të quhet organik nëse i plotëson të gjitha kërkesat ligjore për prodhimin e tyre.  

Prandaj, Prof. Claus Hipp, i cili ka kontribuar për bio kultivimin si askush tjetër në Gjermani, do të jetë i lumtur të shpjegojë në detaje dallimin midis bio cilësisë standarde dhe prodhimit bio nga HiPP-i.

Ju e keni bio-vulën Tuaj. Pse?

C. Hipp: Para së gjithash kjo vije nga një traditë e gjatë. Ne filluam me bujqësinë organike, këtu e mbi 50 vjet më parë. Në atë kohë, bio prodhimi nuk ishte një çështje e madhe. Ne kemi notuar në drejtim të kundërt me rrymat e atëhershme të prodhimit dhe kemi nxitur bio kultivimin me bindje të plotë. Ne, kështu vendosëm standarde të reja të cilësisë së ushqimit për foshnja. Këto masa për cilësinë, marrin parasysh kriteret për zgjedhjen e tokës, kultivimit dhe përpunimit të prodhimit dhe për këtë arsye, këto cilësi gjenden të zbatuara në çdo bio kavanoz të HiPP-it.

Pra, bio-vula ligjore qëndron aty edhe për cilësinë, apo jo?

C. Hipp: Sigurisht. Rregullorja e BE-së për bio prodhimin, është gjë e mirë. Ajo rregullore ndalon spërkatjen dhe përdorimin e plehrave kimike-sintetikë, inxhinierisë së gjelbër gjenetike dhe përdorimin e ngjyrave artificiale dhe konservuesëve, aromave ose përmirësuesve të shijes.

Atëherë, a nuk është më mirë t'i përmbaheni vetëm njërës bio-vulë?

C. Hipp: Në asnjë rast. Bio-Vula standarde është e mirë dhe e rëndësishme. Sidoqoftë, ajo nuk e rregullon cilësinë e prodhimeve organike përtej rregullave të kultivimit. Ndotësit nga ajri, toka ose fusha fqinje mund të ndotin bio frutat, perimet ose drithërat e pjekura. Prandaj, për këtë, rregullat ligjore për ushqimin e foshnjave, lejojnë një sasi shumë të vogël të pesticideve në ushqimin për foshnje. Kështu nuk është te HiPP-i. Ne përpiqemi për vlera dukshëm më të ulëta sesa e ka kërkuar ligjvënësi: Kjo do të thotë që ne nuk i lejojmë këto vlera dhe për këtë arsye kryejmë një kontroll të plotë të cilësisë, me rreptësi, me një nivel të lartë teknologjik. Vetëm bio prodhimet pa asnjë të metë futen në kavanoz dhe më pas marrin bio vulën tonë.

Pra, Bio-Vula e HiPP-it, është për standardin më të lartë të pastërtisë? Si është akoma e mundur sot të arrihet kjo?

 

C. Hipp: Para së gjithash, ne përdorim mostrat e tokës për të kontrolluar nëse një arë është fare e mundur të përdoret. Shumë vite më parë, ne nënshkruam ekskluzivisht në zonat më të përshtatshme për kultivimin e varieteteve të perimeve përkatëse. Për dekada, kemi fituar njohuri të veçanta se si duhet të kryhet rotacioni vijues i të mbjellave. Gjatë kultivimit, ne kujdesemi për fermerët bio kultivues dhe bashkëpunojmë ngushtë me ta. Më vonë pas dorëzimit të prodhimit, ne i pranojmë vetëm ato prodhime nëse ato kanë përmbushur të gjitha kërkesat e rrepta të pastërtisë së kërkuar nga HiPP, nëpërmjet testeve tona laboratorike.

Sa larg shkojnë kontrollet tuaja për substancat e dëmshme?

 

C. Hipp: Në përgjithësi, ne kryejmë testime për mbi 1000 substanca të dëmshme. Shumë më tepër sesa ka parashikuar ligjvënësi. Përmbajtja e një kavanozi, në HiPP, kalon deri nëpër 260 kontrolle. Ne jemi më të rreptë se sa e thotë ligji. Me teknologjinë tonë të avancuar të matjeve, ne mund të gjejmë madje një kokërr të vetme kripe në një pishinë të 25 metrave. HiPP, në mënyrë vullnetare, ka vendosur kufij jashtëzakonisht të rreptë për të gjithë ndotësit e njohur dhe papastërtitë. Një kontribut i vlefshëm për sa i përket pastërtisë, natyrisht, vjen nga vetë fermerët bio kultivues: ata e kanë të njohur qëndrimin tonë pa kompromis për shumë dekada. Ne punojmë së bashku me përkushtim për cilësi sa më të lartë. Madje, që nga fillimi. 

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla