Vitamina B6

Pse është kaq e rëndësishme vitamina B6

Vitamina B6 përshkruhet edhe si piridoksinë dhe i takon njëjtë si acidi folik grupit të vitaminave B. Kjo përkujdeset që proteinat që marrim me ushqim të pranohen nga trupi në mënyrë optimale. Shtatëzënat kanë nevojë të shumë fishuar të proteinave dhe në këtë rast edhe kërkesë të shtuar të vitaminës B6. Në ketë rast, vitamina B6 kontribuon edhe në formimin e qëlizave të reja të gjakut. Kështu, gjatë shtatzënësisë, vëllimi i gjakut shtohet më se një litër, prandaj kjo është tepër e rëndësishme për formimin e gjakut. Rrjedhimisht, vitamina B6 merr edhe funksione të rëndësishme në sistemin nervor dhe nxit ruajtjen e sistemit imunitar.

Furnizuesit e mirë të Vitaminës B6

Peshk apo mish, drithëra apo perime- vitamina B6 gjendet në shumë prodhime ushqimore. Posaçërisht e pasur me vitaminën B6 janë fasulet dhe bananet. Kujdes: edhe vitamina B6 është shumë e ndjeshme. Tretet në ujë dhe mezi i përballon rrezet ultravjollcë. Për këtë arsye, ushqimet blehen të freskëta dhe gatuhen në mënyrë shumë të kujdesshme. Studimet kanë treguar se sidomos në të tretën pjesë të shtatzënësisë mund të shfaqet mungesa e vitaminës B6. Prandaj, është e parapëlqyeshme një formë shtesë e furnizimit me vitaminën B6.

Efektet e mungesës së vitaminës B6

Mungesat e rënda të vitaminës B6 shfaqen si lëndimet e lëkurës, nervave dhe syve, si dhe mungesë e gjakut. Prandaj nuk duhet rrezikuar që të shkaktohet mungesë e vitaminës B6!