Ushqimet e qumështit

Kur mund ta ndryshoj fazën e të ushqyerit, nga një nivel në tjetrin? Kur fëmija im mund të marrë qumështin e lopës?

"Transferimi" nga një nivel i të ushqyerit është e mundur - por jo "patjetër". Fëmija juaj do të marrë ushqimet më të mira të qumështit HIPP të furnizuara me materjet më të rëndësishme ushqyese – që nga mosha kur ka nevojë për ushqim shtesë natyrisht në kombinim me Pudingun-qullin. Është vendimtare që fëmija juaj është i ngopur mirë dhe i kënaqur. Kalimi nga një fazë e të ushqyerit në një fazë tjetër ushqimi me qumësht, bëhet pa vështirësi. Me kusht që ti përmbahet rekomandimeve rreth moshës dhe të ushqyerit.

Ndryshimi i fazës bëhet nga shishja në shishe, duke i zëvendësuar ato, rritni numrin e shisheve të ushqimit të ri ditë pas dite. Kjo ndihmon sistemin e tretjes së foshnjes të mësohet hap pas hapi me ushqimin, derisa Ju këtë e shihni më së miri, se si e përballon foshnja Juaj ushqimin e ri. Përzierja e pluhurit të dy llojeve të ndryshme të ushqimit në të njëjtën shishe nuk parapëlqehet.

Qumështi i lopës mund të jepet gjatë vitit të parë të jetës por në sasi të vogla, si një përbërës i një vakti por assesi të jepet si pije nga shishja në formën e zakonshme.

Nëse fëmija Juaj është më i vjetër, ekspertët rekomandojnë për mëngjes drithëra (Mysli) apo ndërmjet ushqimit, qumësht për fëmijë me gotë. Kjo siguron për fëmijën tuaj të gjitha vitaminat themelore dhe mineralet që nevojiten për një rritje të shëndetshme dhe redukton proteinat në favor të shëndetit të fëmijës.

Kur është normale që të ndryshoj, ta marr HA- ushqimin  në vend të qumështit të gjirit?

Vendimtare për parandalimin e alergjive është marrja e ushqimit të varfër alergjen, gjatë vitit të parë të jetës së foshnjes.

Foshnjet e rrezikuara nga alergjia do të duhej që gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së tyre të ushqehen vetëm me qumështin e gjirit apo ushqim hipoalergjen si ushqim fillestar (HA-ushqim).

Kini kujdes, që këto masa për parandalimin e alergjisë humbin ndikimin e vet posa të ti jepet ushqimi qumësht për foshnje, apo ushqime të veçanta të pahidrolizuara si p.sh. AR-ushqim, apo ushqim dietal. Se sa vështirë është që të vazhdohet me ushqimin e varfër alergjik në pjesën e dytë të vitit të parë të foshnjes dhe të vijoj kështu, është zgjidhje individuale dhe më së miri mund të qartësohet nga Mjeku Juaj.

Me produktet joalergjike të HIPP-it, ju mund të zgjeroni planin e ushqimit të foshnjes Tuaj vazhdimisht në pajtim me situatën.

Sa kohë mund të jepen ushqimet e qumështit?

Ushqimet fillestare nga HIPP-i si PRE dhe HIPP 1 janë optimale dhe të përshtatura për nevojat ushqyese të foshnjes në mes të 0 dhe 6 muaj, duke vijuar me Ushqimin vazhdues HIPP 2 dhe 3 të përshtatur për gjashtëmujorin e dytë të jetës së foshnjes.

Qumështet vazhduese përmbajnë dhe sigurojnë hekurin për gjashtëmujorin e dytë të foshnjes, në rend të parë për hekurin si ushqim fillestar. Datë konkrete për ndërprerjen e ushqimit të foshnjeve nuk ka. Ushqimi fillestar apo vazhdues mund të ofrohen aq gjatë sa fëmija i do.

Qumështet për foshnje janë ushqime të plota të cilat pas muajit të katërt mund të zëvendësohen dhe përzihen hap pas hapi.

Nëse fëmija juaj është më i vjetër se 1 vit, do të duhej që një racion ditor të jetë qumësht. Për këtë qëllim, më i përshtatshmi është HIPP-Kindermilch i cili është shumë i mirë pas muajit të 12. Ky është i përshtatur në veçanti për fëmijët e vegjël, në vend të qumështit të lopës, është i mirë për një racion si p.sh. me bukë, mysli (drithra) apo thjeshtë, qumësht në gotë. Kini kujdes që më së voni, me fillimin e vitit të dytë të fëmijës, ushqimi i qumështit dhe lëngjet tjera, duhet të pihen nga gota. Kjo ndihmon fëmijën tuaj që të mësojë shkathtësi të reja, shmang thithjen e gjirit dhe mbron dhëmbët nga kariesi.