Qëndrueshmëria në organizimin e korporatave

Për ne në HiPP, qëndrueshmëria nuk është një çështje e modës. Ne kemi qenë të përkushtuar për bio kultivimin përmbi 50 vjet më parë dhe si pionier, kemi formuar standarde të qëndrueshme. Menaxhimi ynë i qëndrueshmërisë përfshinë kompaninë si një të tërë dhe vëmendjen në zinxhirin e krijimit të vlerave. 

Ne gjithashtu zbatojmë standardet e zhvilluara HiPP së bashku me furnizuesit dhe prodhuesit tanë, në mënyrë që të sigurohet cilësi, mbrojtje e mjedisit dhe kushte të drejta, të punës sociale.

Qëndrueshmëria është çështje kryesore për ne

Menaxhimi i qëndrueshmërisë është i vendosur drejtpërdrejt te menaxhmenti. Çdo pjesë e kompanisë, ka një person përgjegjës për qëndrueshmërinë, që e zhvillon atë në mënyrë aktive dhe i zbaton qëllimet.

Dokumentimi

Në raportin e qëndrueshmërisë, ne I publikojmë të gjithë treguesit kryesorë të kompanisë dhe objektivat tona vjetore. HiPP-i është i certifikuar sipas standardit ISO 14001 në të gjitha vendet. Filloi këtu në Pfaffenhofen më 1997 dhe gjithashtu është vërtetuar në përputhje me EMAS (Menaxhimi i Mjedisit dhe Auditimi Mjedisor i BE) që nga 1995.

Shpërblimet

Më 2013, Kompania më e qëndrueshme në Gjermani - Vëzhgimi i Konsumatorëve të Wirtschaftswoche

Në vitin 2013, konsumatorët (8,400 të anketuar) votuan HiPP-in si kompaninë më të qëndrueshme në Gjermani.

Shpërblimi CSR 2013, nga Qeveria Federale

HiPP-i mori çmimin e parë për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në fushat e mjedisit dhe komunitetit, menaxhimit të korporatave, tregut dhe vendit të punës (në kategorinë 500 - 4,999 punonjës).

2012 "Shpërblimi gjerman i qëndrueshmërisë"

HiPP merr çmimin si një nga 3 TOP kompanitë më të qëndrueshme në Gjermani.

2011 " Shpërblimi solar gjerman 2011"

Shoqata Evropiane për Energji të Rinovueshme EUROSOLAR e nderoi HiPP-in për përdorimin shembullor të energjisë së rinovueshme.

2011 “Tregtari i ndershëm”

KKV-Bundesverband jep shpërblimin për trajtim etik të sipërmarrësve ndaj punonjësit, klientët dhe shoqërinë. Standardet janë gjithashtu për angazhimin qytetar, guximin sipërmarrës dhe udhëheqjen e drejtë.

2010 "Sipërmarrësi i vitit"

Çmimi ka të bëjë me zhvillimin e fuqisë ekonomike, ndjenjën e veçantë të përgjegjësisë dhe angazhimin shoqëror.

2009 "Shpërblimi gjerman për qëndrueshmëri"

Në kategorinë "Blerja më e mirë"

Ky shpërblim shkon për HiPP-in për arsye të blerjes së kujdesshme dhe të qëndrueshmërisë për lëndët e para.

Shpërblimet dhe çmimet tjera mund t’i gjeni këtu.

Bashkëpunimet

Ne e shohim veten si një organizatë që mëson, bëjmë punë me rrjetëzim dhe bashkëpunojmë ngushtë me universitete, institucione shkencore dhe partnerë të tjerë.

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla