Lëkura e foshnjes

Çka është e veçantë në lëkurën e foshnjës?

Lëkurës fëmija është dukshëm më e hollë se lëkura e të rriturve, ndërsa shtresa e trashë (Stratum corneum) është strukturuar lirshëm dhe më pak rezistente. Efekti i barrierës së shtresës së trashë kundër ndotësve është më pak e aftësuar dhe lëkura është më e ndjeshme ndaj ndikimeve mjedisore.

Mbrojtësi natyror i acidit të lëkurës te foshnjet formohet pas disa javësh dhe te fëmijët më të rritur do të rigjenerohet shumë më ngadalë se tek të rriturit. Ai ka një detyrë të rëndësishme, të ruaj bakteret dhe patogjenet.

Shtresa e lëkurës së fëmijëve, Corneum, ka një përmbajtje me më shumë lagështi se sa ajo e të rriturve. Në të njëjtën kohë, prodhimi i sebumit (gjëndra yndyrore nënlëkurore), te fëmijët është ende i reduktuar në masë të madhe. Si rezultat i kësaj, lëkura e foshnjes dhe fëmijës është e mbuluar me një shtresë shumë të hollë të ujit-yndyrës dhe mund të thahet lehtë. Përveç kësaj, mbrojtja nga të ftohtit dhe lëndimeve është më e vogël.

Pse të merren prodhimet për përkujdesjen e foshnjeve ?

Pas lindjes, lëkura e foshnjës duhet të përshtatet shpejt ndaj mjedisit të ri. Pas shumë muajsh në lëngun amniotik, ato tani duhet të adaptohen me ajër dhe ndikimeve të jashtme mjedisore.
Për një kohë u tha se mund të hiqet dorë nga përkujdesja e foshnjave me produktet e kujdesit dhe larjes. Në ndërkohë dihet megjithatë se vetëm larja me ujë të pastër e than lëkurën e foshnjave. Por lëkura e foshnjës është shumë e ndjeshme, ajo nuk i përballon të njëjtat prodhime të kujdesit sikur lëkura e të rriturve.
Për këtë arsye, ne nga HIPP kemi zhvilluar linjën tonë të veçantë, të butë, të kujdesit për foshnjet, HiPP Babysanft, e cila është krejtësisht e liruar nga substancat e padëshiruara dhe ka parasysh nevojat e lëkurës së ndjeshme të fëmijës.