Paketimi Eco-Comfort i HiPP

Siç e dini tash më, koha është thelbësore kur bëhet fjalë për përgatitjen e shishes-biberonit  të foshnjës.

Falë Paketimit- Eco-Comfort-HiPP, përgatitja tani është edhe më e lehtë, kështu që të vegjlit  Tuaj nuk do të duhej të presin shumë për shishet e tyre. Në zhvillimin e paketimit të formulës sonë të qumështit, jo vetëm që kemi pasur parasysh lehtësinë e trajtimit, por edhe mirëqenien e natyrës.

 

Praktik

HiPP e di që ju si një nënë jeni mjaft e stresuar me shumë obligime dhe keni duart çdo herë të zëna.

Kjo është arsyeja pse të gjitha pjesët e këtij paketimi janë projektuar për t'u përdorur me vetëm një dorë.

Në këtë mënyrë, ju mund të përgatisni shishe me një dorë ndërsa mbani fëmijën tuaj me krahun tjetër. Të gjitha përparësitë e këtij paketimi  në një shikim:

 

  1. Kapaku që palohet, për hapje me një dorë dhe rikonstruksion i sigurt.

  2. Tehu në skaj i integruar për të rrafshuar masën e pluhurit  shpejtë dhe të pastër.

  3. Mbajtësi i lugës për lugën matëse.

  4. Lehtë për t'u hapur në sajë të shiritit të thyerjes.

 

 

dhe më miqësore për mjedisin ...

HiPP beson në veprime të qëndrueshme. Me Paketimin Eco-Comfort, po japim një kontribut të mëtejshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Kjo është arsyeja pse ka vetëm një foli brenda shumicës së paketave të formulës së qumështit tonë, e cila redukton emetimin  e CO2 dhe, në të njëjtën kohë, e bën trajtimin më të lehtë.

Përveç kësaj, përdoren vetëm ngjyra me bazë  ushqimi  për printim në paketim. Kartoni i përdorur është çertifikuar nga FSC (Forest Stewardship Council) dhe gjithashtu tregon qëndrimin tonë të përgjegjshëm ndaj natyrës, sepse qëndron për një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve për të mirën e gjeneratave të sotme dhe të ardhshme.

Natyrisht, të gjitha pjesët e paketimit mund të riciklohen veç e veç.

Zbuloni më shumë rreth qëndrueshmërisë në HiPP