Atëherë filloni gradualisht me ushqimin plotësues siç është përshkruar nga muaji i 4të – 6të. Produktet ideale të HiPP-it për të filluar janë ato me mbishkrimin “nga muaji i 4të” në paketim.
A keni filluar me ushqimin plotësues pas muajit të 4të—6të?
Po—bebja juaj është duke ngrënë një racion të plotë me anë të lugës? Atëherë ju mund ta integroni ushqimin e dytë plotësues në planin e menysë – llapa (qulli) me qumësht-drithëra në mbrëmje. Llapa me drithëra-fruta rekomandohet si ushqim i tretë plotësues në orët e pasdites.
Mëngjesi i hershëm dhe i mëvonshëm: Bebja ende ushqehet me qumësht gjiri ose Qumësht Vazhdues HiPP 2.
Dreka: Në drekë mund ti ofroni bebes suaj një meny. HiPP-i ofron lloje të ndryshme, ashtu që fëmija juaj mund të arrijë të njoh gjithë vargun e shijeve në ushqimet tona. Ekzistojnë meny me mish, peshk dhe meny vegjeteriane gjithashtu. Menytë nga muaji i 6të janë më të dendura se sa menytë pas muajit të 4të, si mbikalesë e butë tek produktet me përmbajtje të copave të forta pas muajit të 8të.