Energjia e trupit duke iu falenderuar Niacinës

Pse është niacina kaq e rëndësishme?

Niacina i takon grupit të vitaminave B. Trupi ka nevojë për niacinë që të bëhet metabolizmi i trurit, rregullon sheqerin në gjak, gjithashtu edhe për frymarrjen e qelizave, muskujve dhe indeve lidhore. Shumë enzime që marrin pjesë ne shndërrimin e energjisë kanë nevojë për niacinë. Por niacina mund të bëj dhe më shumë: ndikon pozitivisht në disponim, në gjumë dhe në punën e zemrës. Të mos harrojmë që niacina largon nga trupi helmet dhe produktet e dëmshme.

Gjatë shtatzënësisë dhe periudhës së gjidhënjes trupit i duhet më shumë niacinë se zakonisht, nevoja sillet rreth 15 deri 17 mg për çdo ditë.

Furnizuesit e mirë të niacinës

Veçanërisht e pasur me niacinë janë peshku dhe mishi, mirëpo edhe vezët, drithërat, frutet me gëzhojë, perimet dhe frutat. Mirëpo: niacina e marrë nga bimët nuk mund të pranohet aq lehtë sikur niacina e marrë nga prodhimet shtazore. Lajm i mirë: niacina është mjaft e qëndrueshme ndaj nxehtësisë, dritës dhe ajrit, gjatë përgatitjes humben vetëm njëzet përqind. Pasiqë niacina ndërtohet nga aminoacidet (Tryptophan), ushqimi më i përshtatshëm me këtë përbërës janë produktet e pasura me proteina.

Efektet në mungesë së niacinës

Si efekti më i zakonshëm është e ashtuquajtura sëmundja Pellagra, që ndryshe mund të përshkruhet si “lëkurë e egër”. Kjo sëmundje është paraqitur që në shekullin e XVIII në zonat ku ushqeheshin më së tepermi me misër dhe melekuqe, pasi këto janë mjaftë të varfra me niacinë. Këtë sëmundje mund ta shohim edhe sot në vendet e botës së tretë. Në zonat tona Pellagra nuk është e njohur.

Mungesa e niacinës mund të shkaktojë probleme me gjumin dhe probleme të tretjes. Shenjat e para mund të jenë mungesa e oreksit, e lidhur me gojë të thatë dhe rënje të peshës. Mund të çoj deri në marramendje, kokëdhimbje dhe konfuzion të lehtë.