Zhvillimi i gjuhës

Unë do t'ju tregoj diçka...

Këtu po ju japim një pasqyrë të hapave të zhvillimit të gjuhës së foshnjes Tuaj.

Por vini re: Fëmijët zhvillohen shpejt me ritme të ndryshme. Nëse keni shqetësime për zhvillimin e fëmijës suaj, ju duhet të kontaktoni pediatrin tuaj.

0,5 deri 1 vjet

  • Formimi i shpeshtë i rrokjeve zinxhirore
  • Formimi i rrokjeve të dyfishta (mami, babi) pa domethënje
  • Prind-fëmijë- dialogje flluskash

10 deri në 18 muaj

  • Fëmija i kupton kërkesat më të thjeshta verbale ("Ku është babi?")
  • Fjala e parë me rreth dymbëdhjetë, 13 muaj
  • Fëmija identifikon disa njerëz, pjesë të trupit apo objektet

1 deri 2 vjeç

  • Fjalori: 20 deri në 50 fjalë
  • Kombinimi i parë me dy fjalë
  • Pjesërisht flet ende paqartë

2 deri 3 vjeç

  • Fëmija bën pyetje
  • Fëmija flet në trajtën unë për veten
  • Fëmija ju flet të huajve kuptueshëm përkundër që nuk i ka mësuar e zotëruar të gjithë tingujt.
  • Fëmija flet me dy deri katër fjalë të kombinuara por ende nuk i formon fjalitë plotësisht.

3 deri 4 vjeç

  • Në fund të vitit të katërt të jetës, fëmija duhet të zotërojë të gjithë tingujt në formë të përshtatshme për fëmijët, por ndërton fjali të plotë.
  • Të huajt mund të kuptojnë mirë fëmijën.