Çfarë ndihmon kur paraqitet urthi?

Gjatë paraqitjes së urthit, përmbajtja e lukthit nxjerr thartinën dhe e lëvizë atë lartë drejt ezofagut, prandaj paraqitet një ndjenjë djegjeje apo dhimbje therëse mbrapa gjirit. Ky fenomen mund të shfaqet gjatë shtatzënësisë por largohet plotësisht pas një kohe.

Këshilla të vlershme, për të gjithë që lëngojnë nga urthi: Në asnjë rast, lukthi i ndjeshëm, nuk duhet më tej të ngacmohet. Alkoholi dhe nikotina janë ashtu e ashtu tabu! Ideale janë 5-6 shujta të vogla në ditë, nga të cilat ajo e fundit duhet marrë pranë vetes. Secila nënë duhet vetë të gjejë se çfarë ushqimi ose cila pije i shkakton më së shumti urth, që këto ushqime dhe pije të anashkalohen gjatë shtatzënësisë. Ato mund të jenë p.sh. ëmbëlsirat, ushqimet e djegësa ose ushqimet e yndyrshme. Poashtu edhe kafja e shkakton urthin, djegjen në lukth.

Mund të jenë të dobishme ato ushqime të cilat kanë efekt qetësues në lukth, si jogurti, qumështi, spinaqi i zier, karrotat dhe patatet. Një ilaç shtëpiak kundër urthit, djegjes së lukthit, është që të fleni me pjesën e epërme të trupit në një nivel pak më të lartë, kështuqë thartësira e lukthit të mos kthehet në ezofag.