Menyja

Mbrojtje e veçantë për foshnjën tuaj

Lëkura e foshnjës është 5 herë më e hollë se tek të rriturit, kështu që edhe më e ndjeshme, prandaj fëmija juaj veçanërisht ka nevojë për mbrojtje nga dielli.

  • Lëkura e foshnjës prodhon shumë pak melaninë. Kjo mund të krahasohet me të rriturit me lëkurë tejet të bardhë me mbindjeshmëri, lëkura e tyre poashtu prodhon shumë pak melaninë.
  • Mes tjerash për shkak të përmbajtjes së ulët të melaninës lëkura e foshnjës digjet shumë shpejt.
  • Për shkak të mbrojtjes së paktë të natyrshme ndaj diellit, lëkura e ndjeshme e foshnjës duhet të mbrohet posaçëm nga dielli.

Melanina është pigmenti i kaftë (ngjyrosja/ rrezitja e lëkurës), të cilën mund ta formoj dielli në lëkurën tuaj. Këto pigmente absorbojnë dritën dhe mbrojnë lëkurën për një kohë, në varësi të intensitetit të rrezatimit ultraviolet (UV).

* Një pigment ngjyrë kafe absorbon rrezatimin ultraviolet dhe i kthen këto në ngrohje, kështu që ato nuk mund të bëjnë dëm.