Ushqimi organik - Rëndësia e tij për foshnjet

Trupat e foshnjave janë të papjekur  dhe të ndjeshëm - organet e tyre, sistemet imunitare dhe sistemet tjera trupore janë duke u zhvilluar, prandaj është e rëndësishme që ata të ushqehen me ushqimet  më të pastra dhe më të sigurta. Një dietë e pastër, organike mund të jetë më e dobishme gjatë muajve të parë të jetës sesa në çdo kohë tjetër.

Ushqimet jo-organike mund të përmbajnë materie të dëmshme kimike të pesticideve dhe shtesa të tjera të padëshiruara.

Sistemi I tretjes tek foshnjet është më I zhvilluar se sa tek adultët sa I përket përthithjes së ushqimit.Kjo është një gjë e mirë kur ushqimet që ato konsumojnë janë të sigurta,por jo edhe kur ushqimet përmbajnë mbetje materiesh të pesticideve.

Veshkat e foshnjave janë akoma të pazhvilluara sa duhet dhe jo shumë efektive në ekskretimin  e substancave të dëmëshme, kështu që toksinat  mbeten më gjatë në trupin e tyre.

Përderi sa e kemi shumë të vështirë t’I shmangemi ekspozimit të foshnjeve dhe fëmijëve  nga toksinat e ambientit, të paktën mund  të marrim vendime se me çfar mund t’I ushqejmë.Mënyra më e mirë e parandalimit nga ekspozimi ndaj këtyre kemikateve  të dëmshme është zgjedhja e dietave organike.

Zgjedhja për të ushqyer fëmijën tuaj në mënyrë organike mund të jetë mënyra e vetme më e rëndësishme për t'u dhënë atyre fillimin më të mirë në jetë. Dr Vyvyan Howard, MB ChB PhD FRC Path., Universiteti i Liverpoolit.