Lëkura gjatë shtatzënësisë

Gjat shtatzënësisë ndërron lëkura e secilës femër

Përderisa lëkura e fytyrës bëhet më e bukur, më e butë dhe më e freskët për shkak të qarkullimit të gjakut, lëkura e gjoksit, pjesa e sipërme e këmbëve dhe barku kanë nevojë për gjithë vëmendjen tuaj: indet lidhore tek femrat janë të konstruktuara në atë formë që mund të zgjërohen pa problem. Për këtë gjatë shtatzënësisë janë disa hormone të veçanta që forcojnë këtë aftësi të indeve lidhore dhe relaksimin e tyre. Vetëm kështu mund të përshtatet pa vështirësi lëkura me rritjen e foshnjës.

Megjithkëtë, gjatë shtatzënësisë indet lidhore mund të zgjërohen së tepërmi (në veçanti në bark, gjoks dhe në kërdhokulla), për shkak të zgjërimit të tepërt të indeve lidhore dhe çarjeve të lëkurës, strijave, gjatë shtatzënësisë, këto forma jo të bukura bëhen të dukshme. Nga lëvizja e sipërfaqes së barkut dhe ndryshimit hormonal, lëkura mund të thahet dhe nga fundi i shtatzënësisë të jetë tejet e tendosur dhe të kruhet. Kujdesi intensiv ndihmon që të ruhet elasticiteti i lëkurës.

Kujdesi për lëkurën

Mbrojtje dhe kujdes i duhur është pikërisht ajo çka i duhet lëkurës tuaj. Produktet e kujdesit HiPP janë zgjedhja e duhur. Janë të pastra nga lëndët e padëshirueshme dhe veçanërisht të buta.

HiPP- Mamasanft, përmban bio-vaj të bajameve, që është përfituar nga bajamet e pjekura e të kontrolluara, sipas kërkesave të prodhimit bio. Për shkak të përbërjës së sajë, numrohet si një ndër vajrat më të mira për përkujdesje. Është i pasur me acide të pangopura të këndshme për lëkurën, që kujdeset dhe mbron lëkurën.

Vaji i bajameve bio, është sidomos i ndjeshëm për lëkurën e thatë dhe përballohet mirë nga lëkura, prandaj çmohet shumë për pëkujdesje të lëkurës së foshnjave. Dhe, krejt çka është e mirë për të porsalindurit, ruan dhe mbron poashtu edhe lëkurën Tuaj.