Kur bebet buzëqeshin ...

... bën që zemra e çdo prindi të shkrihet. Netët pa gjumë ose jeta e përditshme plot stres, befas shpejt harrohen. Shumë prindër mezi presin buzëqeshjen e parë të bebes, sepse është diçka shumë e veçantë. Edhe pse përpjekjet për buzëqeshjen e parë mund të jenë të pavetëdijshme, ju do t’i gëzoheni momentit të vini re buzëqeshjen në fytyrën e foshnjës, si një bekimi. 

Buzëqeshja refleksive

Buzëqeshja që jep foshnja në javët e para të jetës, quhet buzëqeshje refleksesh ose buzëqeshje engjëllore. Në fakt, ende nuk është një buzëqeshje e vërtetë - një tension i muskujve të gojës që kthehet në një buzëqeshje të vogël. Kjo shprehje e fytyrës ndodh më shpesh kur foshnja juaj fle. Me pak fat, mund ta dalloni edhe në skanimin me ultratingull përpara lindjes.

Buzëqeshja e zakonshme

Kur foshnjat me të vërtetë fillojnë të buzëqeshin, është ndryshe tek secila. Por rreth javës së pestë, tashmë mund ta dalloni një buzëqeshje te shumë foshnje, gjithashtu të përcjellë me shkëlqimin e syve. Nga ky moment, çdonjëri kundrejt këtij shkëlqimi, për beben tuaj të dashur, do të duket dashamirës.

Buzëqeshja specifike

Buzëqeshja specifike zakonisht është e tillë vetëm për prindërit ose për disa njerëz të tjerë që bebja juaj i njeh shumë mirë. Për shumicën e foshnjave, buzëqeshja ndodh për herë të parë pas muajit të pestë dhe lë përshtypje të fuqishme dhe duket shumë e lumtur. Foshnja juaj e njeh fytyrën tuaj dhe atë të kujdestarëve të saj, tani reagon në përputhje me rrethanat.

Nuk duhet ta mësoni si të buzëqesh foshnja juaj, aftësia e lindur, zhvillohet vetë. Ju nuk duhet ta sillni në gjendje për ta detyruar beben tuaj, duke bërë grimasa, me gudulisje dhe lojëra zbavitëse për ta bërë fëmijën tuaj të qeshë, sepse foshnjat buzëqeshin sinqerisht dhe vetëm kur ato me të vërtetë e pëlqejnë. Çka ka më të bukur në këtë botë se buzëqeshja e sinqertë e foshnjës?