Zhvillimi motorik

Gurë mbi gurë...

Këtu po ju japim një pasqyrë të hapave të zhvillimit motorik në 12 muajt e parë të jetës.

Por vini re: Fëmijët zhvillohen shpejt me ritme të ndryshme. Nëse keni shqetësime për zhvillimin e fëmijës suaj, ju duhet të kontaktoni pediatrin tuaj.

I porsalindur

Tani janë reflekset, kështuqë reagimet instiktive të pandërgjegjshme, ende janë shumë të forta. Kur ia jepni gishtin tuaj foshnjes, ajo menjëherë e shtrëngon atë. Nëse ia lëmoni shputat, i lakon këmbët sikur nuk do që ta prekësh.

Rreth muajit të parë

Foshnja fillon të ngre kokën nga pozicioni i barkut. Së pari, vetëm shkurtë me vështirësi por më vonë gjithnjë e më shumë me qëndrueshmëri. Foshnja fillon të thith dorën e vet duke e futur në gojë.

Rreth muajit të dytë

Këmbët nuk janë vazhdimisht të mbështjellura. Nëse është në kurriz, tash fort i lëvizë këmbët e veta. Në pozitën e shtrirë në bark, tani ngreh kokën me rreth 45 gradë. Nëse ju e tërhiqni për ta ulur, ai e mban kokën lartë deri në 5 sekonda.

Rreth muajit të tretë

Fëmija juaj mbështetet në bërryla, kur është në barkë i shtrir dhe ngreh kokën. Nga anash, mund të rrotullohet nga barku në shpinë. Refleksi i mbylljes së grushtit edhe lirimit të tij – tash i merr gjërat në dorë më me vetëdije.

Rreth muajit të katërt

Në qoftë se ju e ulni fëmijën tuaj, mbajeni ende në shpinë. Koka e foshnjes lëvizë lirisht në të dy drejtimet. Nëse e mbani në duar, foshnja lëvizë me këmbë e duar si me rutinë. Ajo përcjellë objektet e largëta me sy dhe arrin të kap gjësende.

Rreth muajit të pestë

Fëmija juaj noton në të thatë; luhatet në barkun e vet. Nëse e vendosni, lëvizë me këmbët e veta në tokë. Fut lojrat në gojë dhe i lëvizë ato nga njëra dorë në tjetrën.

Në muajin e gjashtë

Fëmija juaj tani me një krah tendosur mund të mbështetet. Ajo rrotullohet nga pozicioni i shtrirë në shpinë në të majtë apo të djathtë. Foshnja me hare lëvizë këmbët e veta. Nëse ju e vendosni, përpara mbahet me duar dhe mund të rrijë ulur.

Rreth muajit të shtatë

Fëmija juaj tani vërtetë mund të ulet vetëm. Ajo rrotullohet e pavarur nga shpina në bark. Nëse e keni vendosur atë në dysheme, ajo bën lëvizje kërcimi. Nëse është në shpinë, parapëlqen që të vendos gishtat e këmbëve në gojë.

Rreth muajit të tetë

Fëmija juaj fillon të hajë biskota apo skajet e bukës me duar i fut në gojë dhe i “trajton”. Kjo dhëmbëve të sapo shpërthyer i bën mirë. Ajo sillet vetëm nga shpina në bark. Dhe vazhdon të zvarritet: nga nihma e duarve tërhiqet përpara dhe i lëvizë këmbët e veta.

Rreth muajit të nëntë

Foshnja juaj tani mund të lëvizë e pavarur, ajo zvarritet rregullisht nëpër shtëpi. Ajo disponon "kapjen gërshërë", d.m.th. ajo mban gjëra në mes të gishtit të madh dhe gisht tregues. Mund të qëndrojë në të dy duart, rreth 1 minutë "fortë".

Rreth muajit të dhjetë

Nëqoftëse këtu mund të mbështetet, fëmija juaj lëviz nga një vend i ulur mund të qëndrojë në këmbë shkurt. Në të katër këmbët bën figura të ndryshme; foshnja është e gatshme për zvarritje. Nga pozicioni i shtrirë në bark, foshnja tashmë ngritet vet.

Rreth muajit të njëmbëdhjetë

Tani fëmija juaj në zvarritje është i përsosur. Do të ngjitet kudo dhe bën me dy duart e veta hapat e parë. Me rritjen e mirë, mund të ngreh një këmbë, pa rënë; parakusht për të ecur.

Rreth muajit të dymbëdhjetë

Në njëfarë mënyre, fëmija juaj mund të ecën. Shumë shpejtë mund të bëjë hapat e parë të pavarur. I ngrit gjërat nga vendi, nëse me njërën dorë është kapur diku. E ndryshon pozitën e vet pa telashe nga gjendja e ulur në pozitën e zvarritjes.