Lidhja – këshillat tona për juve

Rreth katër mijë herë një fëmijë duhet të ndërrohet derisa të mësohet të dalë vet për nevojë në tutë. Të porsalindurit urinojnë deri 20 herë në ditë.

Për të përballuar me sukses këtë detyrë ditore, ne mund t'ju japim disa këshilla konkrete.

Pajisjet e nevojshme për lidhje:

  • Një leckë e butë me ujë të ngrohtë, një facoletë letre me vaj për fëmijë apo një leckë e lagur
  • sipas nevojës krem mbrojtës nga lëndimet
  • Një pelenë e pastër
  • për foshnjat më të rritura një lodër për zbavitje

Si shkon kjo

Ndezeni ngrohësen mbi tavolinën e ndërrimit të pelenës.  Sillni mobilin në lëvizje dhe/ose mbajeni, sipas moshës së fëmijës, mbajeni gati një lodër për t'ia tërhequr vërejtjen.

Gjëja e parë, hiqeni pelenën e përdorur. Para se ta vendosni pelenën e re, pastroni pjesët intime të foshnjes Tuaj me leckën e butë, me facoleta të lagta- me vaj ose facoletat e zakonshme të lagta. Lëkura duhet të teret plotësisht përkatësisht të teret duke e prekur me peshqir. Pastrimi i lëkurës është i rëndësishëm në veçanti pas kryerjes së nevojës. Sipas nevojës, e lyeni me pak krem për mbrojtjen nga lëndimet. Ndërrojeni foshnjen Tuaj me një pelenë të pastër.

Kurrë mos e lë fëmijën Tuaj pa përkujdesje mbi tavolinën e ndërrimit të pelenës.

Karakteristikat e veçanta për vajzat:
Zona nën pelenë duhet pastruar gjithnjë nga para në drejtim të pasëm, në drejtim të prapanicës, kështuqë të mos arrijnë bakteret nga prapanica në organin gjenital.

Karakteristikat e veçanta në djemve:
Mbulojeni organin gjenital me një pelenë ose peshqir derisa e ndërroni, që të mbroheni nga „urinimi i papritur“.

Lëndimi - Si të shmangni irritimin e lëkurës

Nëse foshnja Juaj është e prirur të marrë lëndime, mund të jetë nga pelena e cila ka tepër lagështi përkatësisht shumë pak ajër për lëkurën. Pelena joelastike mund të shkaktojë fërkime shtesë në pjesën që mbulon ajo. Lagështia nga urina dhe nevoja, e cila nuk mund të absorbohet nga pelena, e irriton lëkurën e ndjeshme të foshnjës. Përveç kësaj, veprojnë edhe bakteret e nevojës dhe mbetjet e urinës që skuqin lëkurën.

Çka ndihmon për të mbrojtur lëkurën e fëmijës suaj?

  • Ndërroni shpesh pelenat- pelenat e terura mund të parandalojnë irritimin e lëkurës.
  • Përdorni pelena shumë absorbuese, pelena elastike.
  • Pelenë nuk duhet të jetë shumë e ngushtë. Në mes të barkut dhe pelenës është një gisht hapësirë, që pelena përshtatet për mrekulli.
  • Pas pastrimit të zonës intime, lëkura duhet gjithëmonë të teret plotësisht, sidomos në pjesën e lëkurës që lëvizë më shumë, që të mos lëndohet. Pastaj të teret me goditje të buta të peshqirit, të mos fshihet apo të mos teret me fen.
  • Sa më shpesh të jetë e mundur mbajeni foshnjen pa pelena, që ajri të depërtoj në pjesët që mbulon pelena dhe lëkura të marrë frymë. Fëmijën Tuaj do ta kënaq kjo.
  • Zona e pelenave duhet të lyhet me krem si masë parandaluese që urina dhe nevoja të mos e prekin lëkurën. E përkryer është krema me përmbajtje të zinkut dhe i ofron lëkurës mbrojtje shtesë nga lagështia.

Që parandalimi të jetë më i lehtë dhe më i mirë është që shërimi i një irritimi të lëkurës si dermatitis do të duhej që prindërit t’i dijnë "ABCDE" rregullat, me të cilat prapanica e foshnjes të mos pësoj kallje. Shkronjat e shkruara më lartë paraqesin shkronjat nistore të fjalëve në vijim:

Air (ajri): Fëmijët pa pelena nuk marrin dermatitis nën pelenë (skuqje), sa më shpesh të jetë e mundur të ajroset

Barriers (Pengesat): Rigjenerimi i lëkurës me barriera, kremi që përmban zink mund të shërbejë si pengesë për të mbrojtur lëkurën nga urina dhe nevoja

Cleansing (pastrimi): Ndryshimet e shpeshta të pelenës, pastrimi dhe terja e plotë e pjesëve intime (terje me goditje të buta të peshqirit)

Diapers (pelena): Parapëlqehet pelena me mundësi të madhe të absorbimit (në veçanti me aftësi thithëse të lagështisë)

Education (Arsimimi): Arsimimi i prindërve, sepse njohuritë e tyre do të vendosin për parandalimin e irritimit të lëkurës ose jo

Kremi për mbrojtjen e lëkurës nga lëndimi dhe facoletat e lagta

Facoletet e lagta janë janë shumë të dashura me rastin e ndërrimit të foshnjes dhe shumë të përdorshme. Janë të përkryera edhe për pastrimin e mirë të fytyrës dhe duarve. Janë të parapëlqyera facoletat pa materje konservansi dhe pa parfum. Të gjitha këto kërkesa i përmbushin facoletat ultra sensitive, HiPP Babysanft Feucht-Tücher.

Për të mbrojtur lëkurën nga lëngjet e dëmshme të trupit, i përkryer me rastin e ndërrimit tëpelenës është përdorimi i një kremi mbrojtës nga lëndimet. Një përbërës i mirë i kremit është zinku, mbron nga irritimi dhe përshpejton procesin e rigjenerimit. Është i parapëlqyer kremi, Lipophile Cremes, për shkak se ka efekt dëbues ndaj ujit.  Të gjitha këto kërkesa i përmbushin kremrat tona për mbrojtje nga lëndimet.