Çka në çfarë sasie?

Si mund ta di se a ushqehet mire fëmija im dhe a furnizohet me të gjitha meteriet e nevojshme ushqyese? Oreksi dhe përzgjedhja e ushqimeve dallojnë te fëmijët e ndryshem dhe të fëmija i njejtë nga dita në ditë. Normalisht fëmijët marrin gjithëmonë atë për çka kanë nevojë. Mirëpo vërtetimi më i mire për furnizim adekuat është kur fëmija juaj sipas përmasave të peshës dhe gjatësisë. Në rast se keni dyshime rreth kësaj konsultohuni me pediatrin e fëmijës tuaj –ai do të ju këshillonte në rast nevoje.

Sa vakte duhet ti hajë fëmija im tani?
Përmbahuni 5 vakteve ushqimore për fëmijën tuaj: 3 vakte kryesore, mëngjesi, dreka dhe darka, plus edhe një shujtë e vogël para- dhe pasdite.

Në çfarë sasie mund të konsumohen ëmbëlsirat? 
Në moshën e fëmijërisë së hershme ëmbëlsirat mund të bëjnë pjesë në një masë të caktuar në ushqim. Një deri në dy here në ditë një sasi të vogël p.sh. një kulaç buke e lyer. Është me rëndësi që fëmijët në këtë moshë të mësojnë se si të sillen me ëmbëlsirat. Por prindërit duhet të kenë kujdes, që të mos teprohet me ëmbëlsira, sepse:

  • ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave shkakton prishjen e dhëmbëve
  • produktet e ëmbla ushqimore shpeshë here përmbajnë shumë kalori por shumë pak matere ushqyese, vitamina dhe minerale

Me konsumimin e tepërt të ëmbëlsirave rritet rreziku për mbipeshë dhe furnizim të vogël me materie ushqyese.

Këshilla jonë:
Në vend se tu ofroni ëmbëlsira në ndërkohë më mire është ti ofroni ato në vaktet e ushqimit.

P.sh .një copë buke e lyer apo një akullore në ndërkohë. Sepse ngrënia e shpeshtë mund të shkaktojë kalori të panevojshme dhe të zvogëloj oreksin.