Prev
Next
Prev
Next

Çfarë do të thotë në të vërtetë HiPP Organic Premium Quality?

Ne nuk bëjmë kompromise kur bëhet fjalë për cilësinë e produkteve tona! Për hir të fëmijës suaj!

Përzgjedhje
dhe kontroll i përpiktë

Bujqësia organike
në toka të zgjedhura

Për hir të foshnjës suaj
dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj


Që bota të mbetet e denjë për t’u jetuar si dhe për t’u dashur nga fëmijët tanë

Kultivimi i drithërave BIO të HiPP-it

Drithërat BIO të HiPP-it – qoftë grurë, mel apo oriz – nuk janë thjesht drithëra BIO. Inxhinierët agronomë të HiPP-it, së bashku me fermerët kontraktues, kujdesen jo vetëm për shëndetin e tokës, por edhe për drejtimin e erës, në mënyrë që në kulturat tona të mos përfundojë asgjë e padëshiruar. Farat kontrollohen me shumë kujdes. Përdoren varietete të qëndrueshme që nuk kanë nevojë për kimikate, por janë në gjendje të zhvillojnë shumë lëndë ushqyese të vlefshme.

Fushat kultivohen duke ndjekur një rotacion të përshtatshëm të kulturave. Në këtë mënyrë mund të shmanget përdorimi i plehrave sintetike. Barërat e këqija hiqen në mënyrë tradicionale dhe, aty ku është e nevojshme, edhe me dorë. Fushat e hapura ndaj erës, bimët përgjatë skajeve të arave dhe organizmat e dobishëm ndihmojnë në mbajtjen larg të dëmtuesve.

Drithërat korren në fazën e tyre më të mirë të pjekurisë. Më pas, një sistem i rreptë dhe i vazhdueshëm kontrolli siguron që vetëm drithërat e cilësisë më të mirë të përpunohen dhe të përfundojnë në ushqimin që i jepet bebes me lugë.

Kultivimi organik i karrotës HiPP

Varieteti "Dulcis" i HiPP është veçanërisht i butë dhe për këtë arsye është ideal për shijet e ndjeshme të foshnjave.

Mësoni më shumë

Kultivimi organik i frutave

Kultivimi i frutave përfiton shumë nga biodiversiteti.

Mësoni më shumë


Vula e Cilësisë Premium Organike HiPP

Stefan Hipp dëshiron të shpjegojë ndryshimin midis produkteve organike të BE-së dhe produkteve me Cilësi Premium Organike HiPP

Më shumë detaje.