Shpërblime & çmime

Pikat kryesore në rrugën e qëndrueshmërisë

Angazhimi për qëndrueshmërinë nuk është i dokumentuar vetëm në shpërblime dhe çmime, por edhe me besimin e madh që gëzon HiPP në mesin e konsumatorëve. Për HiPP-in, kjo do të thotë mirënjohje e lartë dhe nxitje për synime të reja.

Vendi i parë për imazhin në WirtschaftsWoche

25 maj 2013

Në vitin 2013, konsumatorët (8,400 të anketuar) votuan për HiPP-in si kompaninë më të qëndrueshme në Gjermani.

Ne ju falënderojmë shumë për besimin që na keni dhënë neve. Në të njëjtën kohë, vota e konsumatorit është një nxitje për kompaninë HiPP, të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar cilësinë e dëshmuar dhe të lartë të produkteve të saj organike. HiPP ishte votuar tashmë si kompania më e qëndrueshme në Gjermani në 2011 dhe 2012 në anketat e përfaqësuesve të konsumatorëve për WirtschaftsWoche.

Më 2013, HiPP-i u shfaq përsëri si fituesi i qartë në këtë renditje të imazheve nga WirtschaftsWoche, në mesin 103 kompanive nga 17 industritë. Vendi i dytë dhe i tretë shkuan te prodhuesi i pajisjeve shtëpiake Miele dhe zinxhiri i shitoreve me pakicë dm. McDonald's, koncerni i veshjeve H&M dhe KIK, i zunë tri vendet e fundit. Studimi i përgjithshëm tregoi se konsumatorët tani vendosin po aq vlerësim për angazhimin mjedisor dhe shoqëror, sikur për vetë cilësinë e produktit.

Shpërblimi CSR i Qeverisë Federale

24 prill 2013
HiPP-i u shpërblye me vendin e parë si një nga kompanitë më me përgjegjësi në Gjermani

HiPP merr çmimin e parë për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në fushat e mjedisit dhe komunitetit, menaxhimit të korporatave, tregut dhe vendit të punës dhe është shprehur kënaqësi për mirënjohjen e lartë si ndërmarrja më me përgjegjësi në Gjermani në kategorinë e të punësuarve të saj (500 - 4,999 punonjës).

 

Këtu mundtë merrni informata më të hollësishme rreth aktiviteteve të HiPP-it për CSR.

Shpërblimi gjerman për Qëndrueshmërinë i Qeverisë Federale Gjermane 2012

07.12.2020

Kompania HiPP është shpërblyer si një nga 3 TOP kompanitë më të qëndrueshme në Gjermani.

Më 7 dhjetor 2012, fituesit e shpërblimit gjerman të Qëndrueshmërisë nga Qeveria Federale u nderuan në Düsseldorf. Mirënjohjet iu janë dhënë aplikantëve që ndërthurin suksesin shembullor ekonomik, përgjegjësinë sociale dhe përdorimin miqësor të burimeve mjedisore. Në shprehje për t’u shpërblyer erdhën vetëm ato kompani që kanë demonstruar performancë të jashtëzakonshme në fushën e menaxhimit të qëndrueshmërisë dhe që promovojnë idenë e një shoqërie të qëndrueshme nëpërmes veprimit sipërmarrës.

 

FAUN kategoria e përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë

22.11.2012

 

FAUN kategoria e përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë është dhënë nga shtëpitë botuese Deutsche Standards EDITIONEN dhe Ernst & Young

Në bashkëpunim me shtëpinë botuese Deutsche Standards EDITIONEN, firma e auditimit Ernst & Young nisi kategorinë FAUN për herë të parë më 2012, si një çmim special për bizneset familjare gjermane. Çmimi jepet për menaxhimin e shkëlqyer të markës në tri kategori: 1. Tradita dhe soliditeti i tokës, 2. Përgjegjësia dhe qëndrueshmëria, 3. Inovacioni. Ai është shpërblim ndërsektorial dhe përfshin fushat e konsumatorit, shërbimeve dhe industrisë. FAUN – është i prejardhur si një akronim për fjalën "biznes familjar" - u krijua nga Olaf Salié, drejtori menaxhues i shtëpisë botuese Deutsche Standards EDITIONEN dhe projektuesi Daniel Bergs. Ajo përfaqësohet me një pemë dhe simbolizon rrënjët, rritjen, rinovimin dhe lidhjen - me familjen dhe me markën e vet. Stefan Hipp pranoi shpërblimin për kategorinë Përgjegjësia dhe Qëndrueshmëria.

Shpërblimi Sipërmarrësi Familjar i Bavarisë 2012

21.03.2012

 

Në Mars 2012, FAMILIENUNTERNEHMER (ASU) dhe DIE JUNGEN UNTERNEHMER (BJU) i dhanë bizneseve familjare në Bavari çmimin e Sipërmarrësit të Familjes bavareze 2012, për herë të parë në tri kategoritë "Qëndrueshmëria", "Inovacioni" dhe "Përkushtimi Social". Claus Hipp e fitoi vendin e dytë në kategorinë "Qëndrueshmëria" për Hipp GmbH & Co. Vertrieb KG.

Shpërblimi solar gjerman

05.11.2011

Shoqata Evropiane për Energji të Ripërtëritshme EUROSOLAR, e nderoi prodhuesin e ushqimit për foshnja nga Pfaffenhofen, kompaninë HiPP, me Shpërblimin solar gjerman, më 5 nëntor 2011.

Kompania HiPP e sheh të konfirmuar nëpërmjet shpërblimit solar, tërë filozofinë e qëndrueshmërisë të korporatës që është kultivuar për më shumë dekada; në fund të fundit, "prodhimi i ushqimit ekologjikisht i përputhshëm për foshnje" e përshkon si një fije e artë tërë historinë e kompanisë. HiPP nuk është vetëm një pionier në bio bujqësi, por tashmë ishte prodhuesi i parë i ushqimit në Evropë që prezantoi menaxhimin e mjedisit të certifikuar nga EMAS që më 1995. Nëpërmjet zbatimit konsekuent e të qëndrueshëm, kompania ka kursyer vazhdimisht energjinë dhe burimet e furnizimit dhe – me gjithë dyfishimin e prodhimit - tani prodhon CO2 në nivel neutral, në Gjermani. Meqenëse ngrohja globale është e lidhur ngushtë me zhdukjen e kafshëve dhe specieve bimore, HiPP-i gjithashtu është i angazhuar për ruajtjen e biodiversitetit me këto përpjekje.

Mirënjohja për Paktin Mjedisor të Bavarisë

27.09.2011

Nderim për angazhimin afatgjatë për mbrojtjen e mjedisit bashkëpunues nëpërmes Paktit Mjedisor të Bavarisë

 

HiPP ishte një nga nënshkruesit kur u themelua Pakti i Mjedisit Bavaria "Mbrojmë mjedisin së bashku", më 23 tetor 1995. Si kompani nga "ora e parë", HiPP u nderua nga Ministri i Shtetit, Söder së bashku me kompanitë tjera themeluese për angazhimin e tyre të gjatë dhe shembullor gjatë një ceremonie në Residenzkirche në Mynih. "Qëllimi i paktit mjedisor është të forcojë dhe zgjerojë angazhimin e kompanive bavareze në fushën e mbrojtjes së mjedisit, të bazuar në përgjegjësinë personale dhe veprimin vullnetar. Si një model i rëndësishëm, pjesëmarrësit e Paktit Mjedisor, po japin kontributin e tyre për një vend të qëndrueshëm, miqësor ndaj mjedisit në Bavari”, tha Söder. Gjatë ceremonisë, ministri nderoi 120 ndërmarrje të Bavarisë së Epërme që ishin ndër pjesëmarrësit e parë në Paktin Mjedisor të Bavarisë.

Econosophers

Mynih - Më 6 prill, organizata gjermane për ndihma "Human Plus e.V." nderoi prodhuesin e ushqimit për foshnje, Claus Hipp me "Econosophene".

Kryesia e Organizatës Ndërkombëtare, i jep këtë çmim çdo vit individëve dhe kompanive me një nivel të lartë përgjegjësie sociale dhe për merita të jashtëzakonshme. Human Plus e.V. është një organizatë e njohur jofitimprurëse për ndihmë humanitare, aktivitetet e së cilës kanë ndihmuar në zbutjen e varfërisë dhe mjerimit në shumë vende të botës që nga viti 1998.

Me mbështetjen e Claus Hipp për fëmijët në nevojë, në Haiti dhe Pakistan, sipërmarrësi me traditë, ka dëshmuar se u bën mirë atyre jo vetëm për shkak të punës së tij, por bën mirësi sipas pozitës që mban, u tha në arsyetimin e çmimit të organizatës humanitare

Për biokulturë

27 nëntor 2010, drejtori menaxhues i HiPP-it në Hungari, Z. Csaba Bódi, pranoi çmimin për Biokulturë. Në kuadër të Ditës së Shkencës, ky çmim jepet për promovimin e kulturës ekologjike.

Çmimi Steiger për kategorinë e mjedisit

13.03.2010

Më 13 Mars, iu dha Çmimi Steiger për Tolerancën dhe humanizmin, të mbajtur në Bochum.

Claus Hipp mori çmimin në kategorinë e mjedisit "sepse, si sipërmarrës me dekada, ai ka prezantuar vlerat të cilat përfshijnë edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit”. 

Çmimi gjerman për qëndrueshmëri

06.01.2009

Çmimi gjerman për qëndrueshmëri në kategorinë "Blerja e qëndrueshme"

HiPP fitoi çmimin gjerman për qëndrueshmëri, për arritjet e kompanisë në fushën e blerjeve të qëndrueshme. Kompania ka ndjekur prej kohësh menaxhimin e krijimit të qëndrueshmërisë në nivelin më të lartë përgjatë tërë krijimit të zinxhirit të vlerave. Nga blerja, nga prodhimi e deri tek shitjet dhe administrimi, respektohen parimet e qëndrueshmërisë. Në HiPP, këto parime kanë reflektuar dhe janë zbatuar në mënyrë të shkëlqyeshme në hapësirat e blerjes. Në nivelin ndërkombëtar, HiPP-i është përpunuesi më i madh i lëndëve të para organike-biologjike.

Çmimi për mbrojtjen e mjedisit "Lulja e Artë e Rheydt"

13.09.2009

Fituesi i çmimit të këtij viti, Claus Hipp ishte tashmë një pionier në kultivimin e ushqimit për bebe sipas bujqësisë strikte organike, 30 vjet më parë dhe atëherë mendoi "me guxim një hap përpara", theksoi kryebashkiaku Norbert Bude, deri sa e vlerësonte mysafirin e nderit. 

Claus Hipp nuk qëndron me emrin e tij vetëm për kultivimin organik, shtoi Kryetari i Bordit të Mirëbesimit gjatë dhënies së Lules së Artë, Dr. Gottfried Arnold, në fjalimin e tij përshëndetës: "Në vitet e fundit ai ka zvogëluar emetimet e CO2 në kompaninë e tij për më shumë se 90 për qind, shumica e furnizimit me energji, vjen nga lëndët e para të rinovueshme. Kërkesa për ujë ka rënë me rreth 40 për qind për ton të prodhuar”. Duke iu falënderuar Claus Hipp-it, shoqëria është bërë "më ekologjike, më njerëzore, më bashkëmendimtare", tha folësi kryesor.

 

 

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla