A e dini se HiPP mbron pyjet e pashkelura nga shpyllëzimi?

HiPP dëshiron të ruaj burimet natyrore dhe për këtë arsye e përkrah përdorimin e materialeve për zyra dhe reklama që janë miqësore me mjedisin. Kompania përdor letra, mjetet e shkrimit, materialin e shtypur dhe paketimet pothuajse ekskluzivisht me cilësi të  materialeve të riciklueshme.

Engjëlli i kaltër qëndron mbi të gjithçka: Pjesa e letrës së zyrës me këtë etiketë mjedisore të njohur dhe globalisht prestigjioze, do të rritet më tej nga 2014.

Si të zbatohet kjo në praktikë?

Çdo punonjës i HiPP-it merr trajnim të qëndrueshmërisë kur bashkohet me kompaninë dhe më pas vijon çdo vit ta përforcojë atë. Mbrojtja e qëndrueshmërisë së burimeve është e vendosur si qëllim në udhëzimet për qëndrueshmërinë. Masat e nevojshme për të arritur qëllimet, diskutohen në departamentet e specializuara, p.sh. furnizimet e zyrës u implementuan më pas. Rreth 12 g dru dhe 200 ml ujë mund të ruhen për çdo faqe të letrës së ricikluar krahasuar me prodhimin e letrës nga fibrat e njoma. Kjo është arsyeja pse HiPP ua kërkon punonjësve të saj, për shembull, të shmangin printimet e panevojshme. Nëse printimet janë ende të nevojshme, duhet të përdoret letra e ricikluar. Ne dëshirojmë ta theksojmë këtë në shtojcën e çdo e maili të dërguar me fjalinë si vijon: "Ju lutemi mbroni mjedisin tonë. Printoni këtë e mail vetëm nëse është patjetër e domosdoshme".

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla