Udhëzuesi

Edhe pse nuk janë më foshnje , fëmijët e vegjël kanë ende nevoja të veqanta rreth të udhqyerit. Ushqimi i duhur është i rëndësishëm sepse ata janë në një fazë të rëndësishme të rritjes në të cilën zhvillohen aftësitë e tyre intelektuale.

Organizmi i tyre është ende i ndjeshëm dhe ata kanë peshë të trupit më të vogël sesa të rriturit, për këtë arsye materiet kontaminuese mund të ndikojnë negativisht në Ushqim. Megjithatë edhe sheqeri, kripa apo yndyra e tepërt nuk janë të shëndetshme. Për më tepër në moshën e fëmijërisë së hershme vihen gurëthemelet e shprehive të të udhqyerit për të ardhmen dhe ndikohet në prirjen e shijës.

Përmes këtij udhëzuesi ju do të pasuroheni me shumë informacione dhe këshilla , se çka është me rëndësi tek Ushqimi i fëmijëve pas moshës njëvjeqare.