Raportet për qëndrueshmërinë

Qëndrueshmëria në HiPP është traditë.

Kompania është marrë me këtë temë në mënyrë aktive përmbi 50 vjet. Prandaj, HiPP zuri vendin e parë në Gjermani, në mesin e kompanive për qëndrueshmëri, në anketat reprezentuese nga 2011 dhe 2012. Ky besim i konsumatorit na frymëzon të vazhdojmë në rrugën që kemi zgjedhur, të kërkojmë perspektiva të reja dhe të çojmë përpara zhvillimet inovative. Të orientuar nga e ardhmja, në përputhshmëri me mjedisin, prodhimi i ushqimit me cilësi të larta, është peri i kuq që përshkon tërë strategjinë tonë të qëndrueshmërisë.

Kriteret tona, udhëzimet dhe detyrimet tona, bazohen në standardin ndërkombëtar të GRI (Iniciativa globale e raportimit). Ne përpiqemi të jemi të matshëm, transparent dhe të besueshëm. Kjo na mundëson të japim kontributin tonë për krijimin e vlerës së shtuar dhe më të qëndrueshme - për të mirën e klientëve, punonjësve, partnerëve dhe mjedisit. Që nga 1995, HiPP ka publikuar raporte të rregullta për rezultatet e menaxhimit të mjedisit dhe qëndrueshmërisë si dhe qëllimet e veta ambicioze për të ardhmen.

Raporti aktual i HiPP-it për qëndrueshmërinë 

Lexoje si letër elektronike

Deklarata e HiPP-it për mjedisin 2009

Deklarata e Mjedisit 2009, mori çmimin për kategorinë "Deklarata më e mirë për mjedisin", nga Instituti për Kërkime Ekonomike, Ekologjike dhe Iniciativës për Korporatat e së Ardhmes. 

 

Shkarko PDF

HiPP-i që nga 1995, është vërtetuar në bazë të EMAS (Rregullorja e EG-Öko-Audit- Verordnung) dhe është vërtetuar në bazë të DIN 14001 që nga viti 1997.
HiPP është anëtar i Shoqatës së Prodhuesve të Ushqimit Organik (AOEL), e cila përbëhet nga kompanitë prodhuese ushqimore organike.

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla