Kur dhe si të ndërprehet gjidhënja (zvordhja)

Koha për zvordhje duhet ti përshtatet Juve dhe foshnjes.
Kohë të prerë ideale për zvordhje nuk ka. Disa foshnja, dëshirojnë që më gjatë të ushqehen nga gjiri i nënës se sa nëna e tyre e dëshiron këtë. Por, nevojat personale do të duhej këtu të jenë faktori kyç.

I ashtuquajturi „ushqimi shtesë“ për të cilin ka nevojë foshnja Juaj për qumësht është më së hershmi pas muajit të katërt dhe më së voni deri në muajin e shtatë për rritje. Zëvendësimi hap pas hapi i qumështit të gjirit bëhet me qull. Qasja e tillë është mënyra më e mirë e zvordhjes.

Përveç kësaj, ju mund të përdorni qumështin e mbetur  - me kusht që fëmija tuaj dhe ju të jeni të kënaqur. Kur jeni të detyruar për të ndërprerë gjidhënjen ose keni  dëshirë për të zëvendësuar ushqimin me gji- largohuni ngadalë (javë pas jave) me një ushqim në vend të qumështit të gjirit me anë të ushqimit qumështor për foshnja.

Nëse fëmija juaj nuk pajtohet me qumështin „e huaj“ ose biberonin, provoni me qumështin e gjirit nga biberoni ose lageni biberonin me qumështin tuaj të gjirit.

Kur foshnja juaj të jetë mësuar me shishen e biberonin, atëherë jepini përzierjen e qumështit për foshnje. Prodhimi i qumështit të gjirit zvogëlohet kur foshnja juaj do të thith më pak gji dhe ju përdorni më pak lëngje.

E rëndësishme

Të ushqyerit me gji për foshnjen tuaj është mënyra më e mirë e të ushqyerit dhe gjithashtu një mbrojtje e mirë kundër sëmundjeve. Të dhënët gji shpesh, është mënyra më e mirë për të stimuluar qumështin e gjirit. Kushtoni vëmendje të veçantë të ushqyerit me gji, ushqimit të balancuar dhe të mjaftueshëm. Vendimi për të mos ushqyer me gji është shumë veshtirë të kthehet. Nëse perdorni ushqim plotësues për foshnjen, kjo mund të ndikojë në suksesin e të ushqyerit me gji. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të ushqyerit me gji për një periudhë 6 mujore. Këshillohuni me mjekun Tuaj ose me  pediatrin tuaj.