Menyja

Këshilla për sjelljet me rrezet e diellit

Këto këshilla do t'ju ndihmojnë që të jeni në anën e sigurt*:

1. Foshnjet dhe fëmijët në veçanti njëvjeçarët  mundësisht asnjëherë drejtpërdrejt të mos ekspozohen ndaj diellit

2. Të shmanget dielli i mesditës (mes orës 11 dhe 15)

3. Veshje e përshtatshme (me mbrojtje UV):

  • Kapelë dielli (me mbrojtje për qafë)
  • pantallona të gjata, të holla
  • mëng të gjata, kanotiere të gjëra
  • Këpucë apo çorapë për foshnje
  • Syze dielli, në qoftë se fëmija është mjaft e madhe

4. Para se ajo të dalë jashtë, të lyhen me krem të lëkurës pjesët e pambrojtur si pjesa e jashtme e shuplakës, fytyra dhe qafa

5. Qëndroni sa më gjatë nën çadra dhe vendet që krijojnë e japin hije
Gjithmonë mbani mend se Ju dhe fëmija juaj do të vini re shumë vonë, kur lëkura digjet. Me këto këshilla ju dhe fëmija juaj jeni në anën e sigurt! Jo vetëm për pushime në plazh - por çdo herë kur dilni jashtë, nëse dielli rrezon.

Mirë ta dini:

Dielli ka të mirat e veta gjithashtu. Qëndrimi dhe lëvizja në natyrë janë të rëndësishme. Me siguri Ju e dini se dielli dhe drita e përmirëson mirëqënien tonë. Kjo vlen edhe për fëmijën Tuaj - në një ditë me diell ai është më i gëzuar dhe më i hareshëm.

*sonne-mit-verstand.de