Magnezi i gjithanshëm

Pse është magnezi kaq i rëndësishëm?

Një mineral real i gjithanshëm është magnezi. Ky mineral merr pjesë në pothuajse të gjitha funksionet trupore: rregullon mbi treqind enzime dhe merr pjesë në kontraktimin e muskujve. Pra nuk është befasuese që një e treta e magnezit gjendet në muskuj. Magnezi nxit muskulaturën ashtuqë perkujdeset që indet muskulore të tendosen dhe sërish të shtendosen.

Në përgjithësi, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në rritjen e nevojës për magnez gjatë shtatzënësisë. Por gjithsesi për shkak të funksioneve të gjithanshme duhet të përkujdeseni që trupi të jetë i furnizuar gjithmonë me magnez.

Furnizuesit e mirë të magnezit

Vlenë të përmendet që magnezi nuk gjendet në shumë prodhime ushqimore. Në embrionin e grurit apo farat e lulediellit ka magnez, dhe janë furnizues të mirë të tij, por në të ushyerit e përditshëm luajnë rol shumë të vogël. Në përgjithësi drithërat janë produkte që preferohen më shumë sesa produktet e miellit të bardhë, edhe fasulet kontribojnë në furnizimin me magnez.

Një burim i mirë i magnezit është uji i përzgjedhur mineral. Për këtë ja vlenë të shihet etiketa. Është e dëshirueshme uji me përmbajtjen e magnezit prej 100mg në një litër.

Efektet e mungesës së magnezit

Mungesa e magnezit sjell dhembje dhe kryesisht paraqitet natën: janë të njohura ngërçet e nyjeve. Këtu mund të ndihmoj magnezi. Por që më heret mund të dihen simptomat: kur mpihen duart dhe këmbet- është shenjë e mungesës së magnezit.

Simptomat e një mungese të madhe të magnezit mund të jenë: nervoza, harresa dhe marramendja. Në rastet ekstreme mund të shkaktojë dhëmbjet e parakohëshme të lindjes (rreth javës së 30-të) për shkak që muskujt e mitres pësojnë ngërçe. Sasia e mjaftueshme e magnezit, në planin e ushqimit, ju ndihmon ti shmangeni problemit. Në rast të paraqitjes së këtyre shenjave, lajmërohuni tek mjeku Juaj.