Diarrea tek foshnjet

Foshnjet e bëjnë shpesh jashtëqitjen, kështu që ju mund të shqetësoheni nëse foshnja juaj ka diarre, ndërkaq jashtëqitjet e tilla mund të jenë normale për moshën e saj. Megjithatë se sa shpesh do të dalë foshnja juaj jashtë varet nga ajo se a ushqehet me qumësht të gjirit apo me formulë të qumështit.

Disa karakterisitka të një jashtëqitje normale:

Jashtëqitja e foshnjeve që ushqehen me gji është me ngjyrë të verdhë dhe e butë(kremoze).

Foshnja juaj është normale që të mbush pelenat deri në 5 herë në ditë.

Foshnjet që ushqehen me gji mund të dalin jashtë menjëherë pas çdo sesioni të gjidhënjes, përderi sa stomaku i foshnjes suaj mbushet, qumështi stimulon traktin gastrointestinal duke aktivizuar kështu lëvizjen e zorrëve.

Kush e shkakton diarrenë?

Shkaku më i shpeshtë i diarresë është virusi i ashtuquajtur Rotavirus. Ky virus shkakton një infeskion të zorrëve të quajtur gastroenterit. Infeksioni  dëmton shtresën e brendshme të zorrëve duke lejuar kalimin e lëngjeve pa absorbuar  vlerat ushqyese. Në disa raste rotavirusi mund te shpie në infeksione te rënda te zorrëve dhe dehidrim.

Si mund t’i ndihmoj foshnjës sime gjatë diarresë?

Sigurohuni që foshnja juaj të marrë lëngje mjaftueshëm për t’i ndihmuar asaj në lehtësimin e simptomave dhe parandalimin e dehidrimit. Nëse foshnja juaj ushqehet me gji apo formulë nuk keni nevojë të ndryshoni dietën e foshnjës.

ORS – tretjet rehidruese mund të ndihmojnë foshnjes suaj që t’i kompensojnë lëngjet e humbura për shkak të diarresë.Vazhdoni t’i jepni foshnjes suaj ujë dhe qumësht gjiri apo formulë të qumështit si zakonisht.

Mos i jepni lëngje frutash apo lëngje tjera që përmbajnë glukozë , sepse sheqeri i cili nuk absorbohet mund të përkeqësojë gjendjen e diarresë.

HiPP ORS- është një tretje rehidruese e cila është e gatshme për përdorim. Është e përshtatshme për trajtimin e diarresë tek foshnjet nga 4 muaj  dhe për fëmijët e vegjël, vetëm me përshkrimin e mjekut.

HiPP ORS 200 shëron natyrshëm diarrenë dhe kompenson lëngjet dhe mineralet e humbura për shkak të diarresë.

KUJDES* Nganjëherë edhe diarretë e lehta tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël mund të shpien në sëmundje serioze.Për këtë arsye konsultohuni me pediatrin e foshnjës apo fëmijës suaj.