Njeriu në fokus

Punonjësit e kënaqur krijojnë të ardhme të mirë

Në HiPP kulturën e korporatës, ne i kushtojmë rëndësi të madhe mjedisit të besueshëm të punës dhe kushteve optimale për punonjësit tanë. Standardet tona sociale tejkalojnë qartë standardet ligjore dhe ato të industrisë. Qëndrueshmëria zbatohet në mënyrë aktive.

Kemi një atmosferë të mirë pune

Karta e Etikës së HiPP-it, fuqizon bashkëpunimin tonë. Menaxherët vlerësohen rregullisht nga punonjësit. Së bashku përfitojmë nga pushimet e pakta mjekësore dhe kujdesit shumë të mirë profesional. Kultura e korporatave përfshin menaxhimin e njohurive dhe skemën e propozimeve të brendshme të kompanisë, si dhe revistën e punonjësve "HiPP intern".

 

Ne jemi kompani miqësore për familjen

Me orar fleksibil të punës, ne bëjmë të mundur që të ndërthurim jetën familjare me jetën profesionale. Përafërsisht 200 prindër aktualisht janë duke punuar me kohë të pjesshme në Pfaffenhofen, pothuajse të gjithë kanë modelin e tyre të orarit të punës. 75% prej tyre janë nëna me fëmijë.

Ne kujdesemi për sigurinë dhe shëndetin

Skemat e pensioneve të ndërmarrjeve, me standarde të larta të sigurisë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit, ditët e fushatave për shëndetin. Me fitnese dhe ofertat sportive, promovojmë mirëqenien shëndetësore të stafit tonë. Ushqimi organik, administrimi i ushqimit vendor dhe ushqimit alergjen, përmbajnë përkushtimin tonë në gastronominë e ndërmarrjes.

Ne ofrojmë trajnime të vazhdueshme

Të gjithë të punësuarit, marrin pjesë në kurse të rregullta trajnimi, me edukim sistematik përfitojnë nga gama e gjerë e kurseve të trajnimit të vazhdueshëm. 

 

Ne mbështesim të rinjtë

Për vite me radhë kemi pasur një numër të qëndrueshëm të arsimimit, me të cilin e sigurojmë të ardhmen e biznesit tonë familjar dhe ua mundësojmë të rinjve të kenë një fillim të mirë në jetën e tyre profesionale. Specialistëve të rinj ju ofrohet mundësia e një diplome të dyfishtë. Të trajnuarit mësojnë për angazhimin tonë për qëndrueshmërinë e punës vullnetare për mjedis (ditët e mbjelljes së pemëve, krijimin e pellgjeve ujore dhe vendet e foleve për zogjtë, etj.).

Ne jemi ndërkombëtarë

HiPP-i ka të punësuar punonjës me përkatësi të 20 kombeve të ndryshme. Ne jemi veçanërisht krenarë për këtë larmi kulturore. Ajo pasuron kulturën e korporatave dhe forcon praninë tonë të suksesshme në hapësirën globale.

Ne e marrim seriozisht përgjegjësinë sociale

 

Përgjegjësia sociale përfshin gjithashtu pikë vështrimin përtej hundës së vet dhe solidaritetin me familjet në nevojë. Dhurimet e rregullta të ushqimit do të jepen atje ku ndihma jonë është më e nevojshme. Për më tepër, ne punojmë ngushtë me universitete, institucionet shkencore dhe partnerët tjerë.

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla