Gromësitja dhe kthimi i ushqimit – si mund ta ndihmoj foshnjën time?

Prindërit gjithmonë duan që foshnjet e tyre të ndjehen mirë, prandaj mund ta vërejnë kur foshnjet e tyre gromësijnë ose e kthejnë ushqimin pasi të ushqehen. Sidoqoftë, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Shumë foshnje e bëjnë këtë. Shpesh arsyeja është se muskujt midis ezofagu (tubit ushqimor) dhe stomakut ende nuk janë zhvilluar plotësisht. Kjo shkakton që përmbajtja e stomakut të kthehet në ezofag në vend që të qëndrojë në stomak. Si rezultat, ushqimi mund të kthehet jashtë kur foshnja juaj gromësinë. Kjo nuk është e pazakontë dhe ndodhë në rreth dy nga tre foshnje. Ka shumë mënyra për ta parandaluar këtë pakënaqësi.

AR formula redukton gromësitjen dhe kthimin e ushqimit

Për shkak të përmbajtjes speciale të farave të rogaçit, AR formula ka konsistencë më të trashë dhe është veçanërisht më kremoze. Kjo redukton kthimin e ushqimit mbrapa në ezofag (anti refluks) dhe lehtëson qëndrimin e qumështit formulë në stomak. Efektet pozitive të farës së rogaçit në organizëm janë vërtetuar edhe në mënyrë shkencore.

Shënim i rëndësishëm: Në mënyrë që formula të funksionojë siç duhet, ajo duhet të jetë kremoze. Para se të ushqeni foshnjen, duhet të lini formulën të qëndrojë për disa minuta për të lejuar që ajo të trashet. Ndiqni instruksionet kur përgatitni shishen.

Këshilla dhe informacione të dobishme mbi gromësitjen dhe kthimin e ushqimit

Mundohuni që të ushqeni foshnjen tuaj më shpesh me porcione më të vogla.

Ndani më shumë kohë kur ushqeni foshnjen tuaj duke përfshirë disa pushime të shkurtra gjatë të ushqyerit. Nëse kjo nuk ju ndihmon, konsultohuni me pediatrin e foshnjës.

Nëse foshnja juaj vazhdon të kthejë sasi të madhe të qumështit, konsultohuni me pediatrin e foshnjes. Ata mund të ju rekomandojnë një AR formulë siç është HiPP Organic Anti Reflux Formula.

Informacion i rëndësishëm:
Të ushqyerit me gji është më e mira për foshnjen tuaj. HiPP Organic Anti Reflux Formula bëhet vetëm për qëllime të veçanta mjekësore dhe me rekomandim të pediatrit. Pas disa ditëve të ushqyerjes së foshnjes me AR formulë, foshnja juaj duhet të ndjehet më mirë. Nëse nuk vëreni përmirësime tek foshnja, konsultohuni përsëri me pediatrin e foshnjës suaj.