Përmbledhje e të gjitha informatave të rëndësishme

Kontakti i butë në lëkurë është absolutisht thelbësor për foshnjat. Një formë veçanërisht e bukur për nënat që të mbajnë kontakt të ngushtë me foshnjën dhe t'i ofrojnë fëmijës ndjenjën e sigurisë dhe të mbrojtjes, është masazhi i foshnjës.

Masazhi i rregullt i foshnjës

  • Promovon zhvillimin e qelizave nervore dhe aftësive motorike
  • Vepron në mënyrë relaksuese dhe qetësuese
  • Mund të përforcoj bashkëngjitjen emocionale ndaj nënës apo babait

Këshillat tona

  • Dhoma / hapësira, ku kryhet masazhi duhet të jetë e ngrohtë dhe e rehatshme.
  • Shmangni presionin e kohës apo stresin, sepse nervozizmi bartet tek fëmija.
  • Përdorni një batanije të butë foshnjash ose ndonjë peshqir të butë si shtrojë.
  • Koha e duhur për kryerjen e masazhit të rregullt ndryshon. Foshnja duhet të jetë e zgjuar dhe të mos jetë e lodhur. Gjithashtu, foshnja nuk duhet të masazhohet menjëherë pas ushqyerjes, ose kur është e sëmurë.
  • Duart tuaja duhet të jenë të ngrohta, thonjtë të jenë të lëmuar (të mos grithin) dhe ju nuk duhet të bartni stoli të bezdisshme.
  • Përdorni vajra natyrore me cilësi të lartë siç është vaji për foshnje HiPP Pflegeöl për një masazh qetësues dhe të shëndetshëm.
  • Udhëzuesi ynë për masazhin e foshnjes mund të shkarkohet këtu. Pra, tani ju keni të gjitha këshillat e rëndësishme rreth masazhit.

Masazhi është i padëshirueshëm?

Ju duhet të keni kujdes para çdo masazhi se në çfarë gjendje është fëmija juaj. Nëse foshnja me atë rast është duke lëvizur apo shqelmuar në mënyrë më të gjallë, atëherë ky nuk është një moment i favorshëm për masazh. Nëse foshnja juaj qan gjatë masazhit, ngushëllojeni atë dhe pastaj më vonë provoni përsëri, në qoftë se ajo është qetësuar. Nëse fëmija juaj është ende i shqetësuar, shtyjeni masazhin për në një kohë tjetër.