Bio kultivimi i frutave

Bio frutat e HiPP-it:
Më të mirat nga ne për foshnjën tuaj

Sipas bio standardeve më të larta, frutat e HiPP-it, rreptësishtë kontrollohen nga lulëzimi deri në korrje. Ne përdorim vetëm llojet e buta të frutave me shumë pak acid. Ato duhet të piqen për një kohë të gjatë, për të zhvilluar shijen e tyre të plotë frutore në mënyrë të natyrshme. Për aq sa është e mundur, ne i përpunojmë lëndët e para vendore, me përdorimin e varieteteve të vjetra. Dardhat tona vijnë nga pemishtet në livadhe. Ashtu si dardha e llojit të shampanjës, një varietet i rrallë i vjetër që është shumë aromatike. Ne i luftojmë dëmtuesit në mënyrë natyrale, p.sh. duke ruajtur dhe promovuar armiqtë e tyre natyrorë si zogjtë dhe mollëkuqet. Ne përdorim p.sh. ekstrakte bimore kundër infektimit nga kërpudhat. Të gjitha këto metoda korrespondojnë me parimin tonë: natyra në vend të kimisë.

Bananet nga xhungla e Kosta Rikës

Bio dhe e drejtë

Në kushtet më të mira, varieteti tradicional i shkëlqyer i bananeve "Gros Michel" rritet drejtpërdrejt në xhunglën e Kosta Rikës. Është shumë aromatike, ka një përmbajtje optimale të sheqerit i përshtatshëm për ushqimin e foshnjave dhe kurrë nuk gjendet në plantacione të mëdha. Popullsia indigjene, vendëse, i kultivon ato në mënyrën origjinale dhe kështu ruan gjithashtu biodiversitetin unik të atyre maleve të xhunglës.

HiPP-i, me vendorët, ka rënë dakord me kontrata afatgjata. Që atëherë, rreth 1.000 pronarë të vegjël mund të mbështeten në pranimin e garantuar të prodhimit dhe çmime reale. Një punonjës punon në vend, për të siguruar cilësinë e shkëlqyer të lëndës së parë që i duhet HiPP-it për ushqimin premium për foshnjat. Gjatë dy dekadave, u ndërtua një marrëdhënie e madhe besimi midis tij dhe familjeve të fermerëve të vegjël. Me këtë, prodhuesi i ushqimit për fëmijë nga Gjermania ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe shoqërore për njerëzit që më parë vështirë se mund të kishin qenë në gjendje të fitonin për jetesën e tyre.

Forcat kryesore prapa këtij projekti të bananeve, nga i cili mbi 10,000 njerëz në rajon përfitojnë drejtpërdrejt dhe indirekt, janë gra. Përveç përfitimeve shoqërore, ekzistojnë edhe përfitimet ekologjike: Për dallim nga kultivimi në plantacione, drunjtë e bananeve janë larg mes veti dhe janë të shpërndarë në hapësirë ​​të gjerë. Në rast të sëmundjes ose sulmit të kërpudhave, druri i prekur thjesht hiqet dhe largohet për të parandaluar përhapjen. Për ndryshim nga kultivimi konvencional, nuk përdoren pesticide ose kimikate mbrojtëse për bimët. Kjo ruan hapësirën natyrore jetësore të njerëzve, bimëve dhe kafshëve dhe mbron biodiversitetin.