Tipet e ndryshme të ushqyerjes me gji

A e gjeni sjelljen e bebes Tuaj që ushqehet me gji në ndonjërin prej temperamenteve të përshkruara?

Zemra e vogël e pangopshme

Djersitje! Tashmë dalëngadalë është zhdukur thithi i gjirit në gojën e uritur që tashmë e prek me qejf. Energjik dhe i etur si "i pangopshmi" –Bebja hidhet në burimin e pafund të qumështit, të thithjes së fuqishme dhe të qëndrueshme, dhe lë sërish gjirin derisa ngopet mirë. Ato mund të ushqehen pa probleme në çdo kohë, kudo me qumësht të garantuar nga oreksi i tyre i madh. Nëse është e mundur, vendosni thithësin e shpejtë të gjirit me kujdes të veçantë në nivelin e parë të urisë. Foshnja juaj sa më shumë është e uritur, aq më shumë do të thithë. Nëse thithi është i bashkuar në mënyrë të pafavorshme me palën e dhëmbëve, shpejt mund të lëndohet.

Zvarritësi i dredhur

Sapo të shfaqet sado pak gjiri në horizont, aktivizohet zemra juaj e vogël, duke u dhënë duarve dhe këmbëve me ngazëllim dhe duke thithur herë majtas, herë djathtas. Kush e di, ndoshta qumështi nga njëra anë e gjirit ka shije më të mirë se ana tjetër? Kjo foshnje, tregon pasionin e sinqertë të ushqyerjes me gji! Megjithatë, është e rëndësishme që bebja juaj, në nxitim e sipër thithjen e gjirit të mos e bëj më të vështirë. Më së miri është që t’i jepni gji fëmijës tuaj, menjëherë pas zgjimit nga gjumi, ende sa është i shtrirë.  Kjo e pakëson zellin e tij për të pirë. Për shkak të emocioneve të veta të fuqishme, bebja juaj gëlltit shumë ajër, prandaj duhet domosdo t’ia afroni lodrën e tyre të dashur për vëmendje, në mënyrë që të mos kenë dhimbje stomaku.

 

Gurme i qumështit të gjirit

Një delikatesë e rrallë si qumështi i gjirit nuk mund të thithet thjesht pa e vërejtur –  duhet të shijohet dhe vlerësohet! Ta shijoj, kjo është motoja e gurmenëve të cilët zakonisht shpenzojnë dy herë më shumë kohë se foshnjat tjera për një racion të qumështit të gjirit. Foshnjat që e shijojnë, pinë qëndrueshëm, vazhdimisht dhe me shumë kujdes, nga gjoksi marrin krejt atë për të cilën kanë nevojë. Mos e nxitni foshnjën tuaj gurme! Bebja gurme ushqehet vet në kohën e duhur, duke e shijuar në dalje qumështin e gjirit me kënaqësi, e thithin me kënaqësi pika-pika, para se të përqendrohet me lezet në racionin e vet të plotë. Ta dini mirë: gurmanin e gjirit, lehtë mund ta hutoni. Nuk është vendi i duhur me plot njerëz të çuditshëm për gurmanin që të ushqehet me gji, madje edhe sytë kureshtar, mund ta shqetësojnë atë. Për këtë arsye, mbrojeni me një leckë të lehtë mbi kokë gjatë "ushqyerjes me gji në natyrë". Qershi mbi tortë për gurmanin është ta ushqeni në shtëpi: në qetësi, në ambient të këndshëm, ushqyerje të gjatë me gji, vetëm me nënën.

Ëndërrimtari

Ushqyerja me shkakton lodhje, kjo është veçanërisht e vërtetë për ëndërrimtarin tuaj të vogël. Ata thithin pak, pastaj çlodhen mbi gjoks, marrin disa gojë qumësht, pushojnë përsëri, pastaj vazhdojnë të pinë ... dhe shpesh marrin shumë kohë për t'u ngopur. Bukur: ëndërrimtarët pushojnë plotësisht derisa pinë gji. Ata nuk kanë nevojë për gjumë të veçantë gjatë ritualit, ata dremisin gëzueshëm në gji. Edhe pas dhënies së gjirit gjatë natës, foshnja zakonisht fle përsëri pa problem. Kini durim dhe mos e ndërprisni ushqyerjen me gji për foshnjën tuaj. Nëse foshnjën tuaj e shqetëson diçka, në ndërkohë, dijeni se ajo është larg për të qenë e ngopur. Nëse e ushqeni me gji në pozitë të drejtë, nuk do të bjerë në gjumë kaq lehtë. Nëse në njërën anë të gjoksit ka thithë gji dhe kotet, afrojani gjirin në anën tjetër. Ledhatojeni lehtë në qafë ose në këmbë. Kjo e mban larg gjumit gjatë thithjes së gjirit dhe siguron të kenë mjaft qumësht në bark, derisa përfundimisht bien në dremitje. 

 

Zemra e vogël

Foshnjat hezituese, duket sikur mendojnë për një kohë të gjatë, nëse gjiri mund të jetë me interes për to. Në ditët e para, ato mezi bëjnë ndonjë përpjekje për të thithur më fuqishëm. Realisht, qumështi ka shije të shkëlqyeshme. Nga ana tjetër, mund të duket mjaft e mundimshme për të arritur deri tek gjiri. Heshtja i shqetëson shumë nëna, por zemra e vogël, ka nevojë për më shumë kohë dhe nuk duhet të detyrohen të pinë. Sapo ta kenë zbuluar gjirin, këto foshnje pinë, rriten dhe përparojnë pa asnjë problem. Ato thjesht kanë nevojë për mbështetje më të madhe, për t’u përshtatur më mirë.

 

Ndoshta nuk keni mund ta gjeni sjelljen e fëmijës tënd në ndonjë nga temperamentet e thithjes së gjirit të përshkruara këtu? Apo është ndryshe?

Kjo është normale, sepse fëmija juaj krejt i veçantë, është një personalitet i vogël. Prandaj, gjatë dhënies së gjirit nuk ka mënyrë të rregullt dhe të gabueshme. Çdo gjë që ju përshtatet Juve dhe foshnjës Tuaj, është e mirë. Gjëja më e rëndësishme kur ushqeni me gji është që foshnja juaj dhe ju të ndiheni rehat.

Disa këshilla që mund t'i përdorni për ta ndihmuar:

  • Preke, prite, tërhiqe më afër.
  • Kur e ushqeni beben me gji, mbajeni afër trupit tuaj dhe sigurohuni që ajo ta ketë mbërthyer mirë gjirin.
  • Ndryshoni anët e gjirit derisa e ushqeni beben. Megjithatë, bëjeni vetëm kur fëmija së paku 15 deri në 20 minuta, e thithë njërin gji dhe pas gëlltitjes e lë atë.
  • Njihni pozitat e ndryshme të ushqyerjes me gji dhe "ushtroni" pak së bashku me fëmijën tuaj.
  • Jepini fëmijës tuaj vetëm gji dhe shmangni biberonin,  mbrojtësin e thithit dhe ushqimin shtesë. Kjo do të parandalojë shqetësimin e bebes gjatë thithjes së gjirit të vet. Pas ushqyerjes me gji, rregullisht leni thithkat e gjirit tuaja të ajrosen.