Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 15-të e shtatzënisë: Zhvillohen flokët e para

Në javën e 15-të të shtatzënisë, ju tash jeni në javën e tretë të muajit të katërt dhe në tremujorin e dytë - në pjesën e dytë të tremestrit të shtatzënisë.

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 15-të të shtatzënisë

Deri në javën e 15-të të shtatzënisë, foshnja juaj është e gjatë 9.3 deri në 10.3 centimetra. Kjo është afërsisht madhësia e portokallit. Përveç kësaj, foshnja juaj tani peshon rreth 70 gram. Zemra tani është plotësisht e zhvilluar dhe vetëm duhet të rritet. Gjatë ekzaminimeve me ultratingull, tashmë mund të dëgjoni rrahjet e zemrës. Dëgjimi i zemrës së foshnjës tuaj të palindur për herë të parë është e sigurt se do të jetë një moment shumë i veçantë për juve dhe partnerin tuaj sepse e bën jetën aq të prekshme që rritet brenda jush.

Deri më tani, përcaktimi i gjinisë ishte ende shumë i pasigurt, sepse testikujt e një djali dhe labiat e theksuara të një vajze janë nga aspekti vizual shumë të ngjashme. Gjatë javës së 15-të të shtatzënisë, ekziston një probabilitet i lartë që mjeku të zbulojë gjininë e fëmijës suaj. Sidoqoftë, mos u bazoni në një deklaratë të qartë që mund të ndryshojë përsëri në javët e ardhshme.

Nga kjo pikë e tutje, mjeku mat diametrin e kokës (biparetal) me pajisjen e ultratingullit. Kjo është tani mesatarja e kokës së foshnjës, vlera e së cilës është vendimtare. Matja biparetale (BPD) është mënyra më efektive për të vlerësuar zhvillimin dhe rritjen e fëmijës tuaj.

Placenta - e quajtur ndryshe shtrati i foshnjës ose shoqëruesja fillestare - furnizon fëmijën tuaj me lëndë ushqyese të rëndësishme dhe oksigjen gjatë gjithë kohës. Sepse njeriu i vogël ka nevojë për shumë prej tyre për zhvillimin e vet të shëndetshëm. Kështu, placenta është kryesisht përgjegjëse për frymëmarrjen dhe largimin e jashtëqitjeve të fëmijës që po rritet. Pasi që mushkëritë ende duhet të rriten e nuk janë aktive deri në lindje, gjaku i pasuruar me oksigjen bartet drejtë në trupin e vogël përmes shiritit të kërthizës.

Zhvillimi i foshnjës

Lëkura e fëmijës së palindur në javën e 15-të të shtatzënisë është e tejdukshme, gjë që i bën enët e gjakut të dukshme. Ajo është gjithashtu e mbuluar me push, qime të imëta, të ashtuquajturat flokë lanugo. Këto e mbrojnë foshnjën në rritje nga lëngu amniotik. Secila prej këtyre qimeve ka gjëndër dhjamore-sebum. Gjëndrat prodhojnë substancë ngjyrë djathi (vernix caseosa), e cila gjithashtu mbron lëkurën e foshnjës nga lëngu amniotik. Flokët lanugo, pushi, sigurojnë që substanca ngjyrë djathi të ngjitet në lëkurën e fëmijës

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 15-të të shtatzënisë

Trupi juaj tanimë është përshtatur mirë me situatën e shtatzënisë. Muajt ​​e mesëm të shtatzënisë shpesh konsiderohen si më të bukurit. Tani mund ta shijoni në maksimum këtë kohë emocionuese.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Esenca e gjendjes është optimizmi

Hormonet krijojnë gjendje shpirtërore pozitive në javën e 15-të të shtatzënisë dhe ju bëjnë të shkëlqeni. Optimizmi, së bashku me kujdesin e amësisë, tani i përcaktojnë mendimet tuaja.

Është ende pak herët për të ndjerë lëvizjet e fëmijës. Por ju tashmë i keni sjellë gjithçka që është e mirë për fëmijën tuaj. Sepse mendimet tuaja gjithnjë sillen rreth njeriut të vogël që jeton brenda jush dhe së shpejti do të jetë në krahët tuaj.

Trupi juaj ndryshon

Nga java e 15-të e shtatzënisë e tutje, ju gjithashtu mund të dëshmoni me trupin tuaj se jeni duke pritur një fëmijë. Sepse stomaku juaj ngadalë ka filluar të fryhet. Për shkak të rritjes së mitrës, ju çdo herë mund të ndjeni një tërheqje në bark ose ije në javën e 15-të të shtatzënisë. Kjo është plotësisht e parrezikshme për sa kohë që nuk keni simptoma tjera.

Tani po grumbullohen edhe rezervat e vogla dhjamore, të cilat më vonë do t'ju duhen shumë për formimin e qumështit të gjirit.

Për të shmangur shfaqjen e strijave, rekomandohet një masazh i butë dhe i përditshëm me vaj të cilësisë së lartë.

Ashtu si pjesët tjera të trupit, edhe gjinjtë ndryshojnë. Shkaku i hormoneve, gjinjtë më të vegjël gjithashtu rriten jashtëzakonisht shumë dhe kështu përgatiten për ushqyerjen me gji. Lëkurës së gjinjve gjithashtu do t’ju bënte mirë masazhi me vaj, sepse lëkura këtu duhet të shtrihet shumë. Për shkak se gjëndrat e qumështit tani ngadalë po aftësohen për detyrën e tyre të prodhimit aktiv të qumështit të gjirit, gjinjtë mund të tensionohen dhe të lëndohen herë pas here. 

Këshillë: Kujdes te përqafimet e forta me ata që ju rrethojnë. Me sytjena të mira të shtatzënisë, të cilat kanë funksion të përsosur të mbajtjes, mund të ndihmojnë.

Në mënyrë që të mos i jepni shumë hapësirë magazinimit brenda trupit - jastëkëve - duhet të hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar - por jo për dy veta. Ajo që më herët ju është dhënë si këshillë nënave të ardhshme çon në shtim të tepërt të peshës. Për një grua shtatzënë marrja e 255 kalorive zakonisht është e mjaftueshëm në ditë - kjo është e barasvlershme me një kos natyral dhe një racion me fruta. Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë nga një grua në tjetrën. 

Pas lindjes, shpesh është e vështirë të heqësh qafe peshën e tepërt. Përveç kësaj, nëse keni mbipeshë gjatë shtatzënisë, mund të zhvillohet diabeti gestacional. Kjo do të ishte problematike jo vetëm për juve, por edhe për fëmijën tuaj. Shtatzënia me diabet gestacional, fëmijët janë më të mëdhenj dhe më të rëndë se mesatarja. Mjeku ose mamia juaj do t'ju këshillojë dhe mbështesë për këtë. Një test mund të kryhet midis javës së 24-të dhe 28-të të shtatzënisë.

Sfidohen muskujt dhe fundi i legenit

Nëse nuk e keni bërë deri tash, është e këshillueshme të regjistroheni tani në një kurs shtatzënie. Nën udhëzimet e instruktorit, ju do të mësoni format e buta të lëvizjes për kohën kur barku juaj rritet në vëllim. Përdorni ushtrime të buta për të forcuar muskujt tuaj dhe fundin e legenit-pelvikut. Sepse kjo duhet të përballoj ngarkesë të madhe.

Në një kurs të tillë do të njiheni me gra të tjera shtatzëna, me të cilat mund të shkëmbeni ide dhe të përfitoni nga përvojat e tyre. Nga instruktori i kursit, mund të merrni këshilla të dobishme dhe mundësi trajtimi për problemet e përditshme që mund të sjellë me vete shtatzënia.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Përmbledhje e këshillave më të mira
  • Marrja e sasive ditore të acidit folik
  • Kujdesuni për furnizim të mjaftueshëm me kalcium
  • Mos konsumoni kalori të tepërta ose kalori të zbrazëta
  • Masazh ditore me tërheqje pickimi (pinching) kundër strijave
  • Planifikoni kursin e gjimnastikës për shtatzëni
  • Merrni rroba të rehatshme të lehonisë 
  • Bëni takim me një gjinekolog ose një mami për muajin e ardhshëm të 5-të të shtatzënisë.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Dhimbje dhe tërheqje të barkut

Nëse keni dhimbje dhe tërheqje afatgjatë të barkut ose përjetoni simptoma të tjera shqetësuese, duhet menjëherë të vizitoni gjinekologun tuaj. Rekomandohet një ekzaminim gjithëpërfshirës në rast se keni dhimbje apo gjakderdhje të vazhdueshme dhe ngërçe.

E gjitha varet nga teknika e duhur e bartjes

A keni tashmë një fëmijë në shtëpi? Fëmijët gjithmonë duan të mbahen në krah ose të ngrihen lartë. Lëreni një mami t'ju tregojë se si mund ta bëni këtë butësisht dhe ta ruani pa dëmtime fundin e legenit-pelvikut. Ndiqni këto këshilla të vlefshme në jetën tuaj të përditshme si grua shtatzënë. Në këtë mënyrë ju i parandaloni ankesat e bezdisshme.

Përkujdesja me qetësues ndaj dhimbjes dhe tensionit

Qysh në javën e 15-të të shtatzënisë, në gjinj, gjëndrat e qumështit zhvillohen për të siguruar që foshnja juaj të ushqehet. Kjo mund të çojë në tension të pakëndshëm dhe ndjenja të hidhërimit. Mamitë kanë mjete shëruese të dobishme që çojnë në lehtësim dhe largim të dhimbjeve. Vajrat me përbërës të vlefshëm jo vetëm që ndihmojnë lëkurën e ngarkuar, ato gjithashtu qetësojnë dhe ndihmojnë kundër dhimbjeve të shkaktuara nga rritja e mitrës. 

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.