Java e 36-të e shtatzënisë – Bebja merr pozicionin e saj të lindjes

Njeriu i vogël tani është i pjekur dhe i pajisur me të gjitha shqisat që do t’i përdorë në jetë që nga fillimi i tij. Nëse fëmija juaj do të lindte tani, do të ishte e ashtuquajtura foshnje e vonë e parakohshme që do të thotë se nuk priten më ndërlikime. Qysh në fundin e javës së ardhshme, fëmija juaj vije në botë si një i porsalindur i pjekur. 

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 36-të të shtatzënisë

Dhe përsëri, fëmija juaj është rritur me centimetër që nga java e mëparshme e shtatzënisë. Tani ka gjatësi prej 47 centimetrave dhe është afërsisht sa madhësia e një lakre të bardhë. Me peshë prej afërsisht 2700 gramë, fëmija juaj po i afrohet peshës së tij që do ta ketë gjatë lindjes. Në javët e fundit para lindjes, si gjatësia dhe pesha e bebes do të rriten përsëri.

Zhvillimi i foshnjës

Në javët e fundit të shtatzënisë, fëmija juaj ka grumbulluar shumë rezerva të dhjamit dhe ka fituar peshë. Kjo ia mundëson fëmijës tuaj që të rregullojë vet ekuilibrin e tij të nxehtësisë. Pas lindjes, veçanërisht në ditët e para të jetës së saj, bebja ende ka nevojë për shumë ngrohtësi nga nëna e saj. Mbajtja e foshnjës pas lindjes të ngrohtë, është e rëndësishme në mënyrë që organizmi i vogël të mos "shpenzojë" pa nevojë rezervat e yndyrës në mënyrë që të mirëmbajë temperaturën e trupit. Sepse, në këtë mënyrë i porsalinduri do të humbte më shumë peshë sesa ndodh zakonisht. Humbja natyrale e peshës prej rreth 5 deri në një maksimum prej 10 për qind të peshës së tij të trupit, rezulton nga fakti që gjatë kësaj kohe nëna prodhon qumështin e parë me sasi të vogël por të pasur me shumë antitrupa dhe qumështi i gjirit i maturuar dhe yndyror është i disponueshëm për foshnjën vetëm pasi qumështi të ketë filluar të rrjedhë. Qumështi i gjirit i maturuar përmban yndyrë, i cili garanton shtim të mjaftueshëm në peshë.

Të gjitha organet e fëmijës, truri i tij dhe perceptimi ndijor, si dhe përcjellja e stimulit dhe reflekset tani funksionojnë mirë dhe për të gjitha këto fëmija juaj ka nevojë për jetën jashtë barkut të nënës. Fëmija tani është gati për lindje dhe jetën si i porsalindur. Kjo është arsyeja pse banori i vogël i barkut tuaj, zakonisht lëviz në pozicionin e lindjes gjatë javës së 36-të të shtatzënisë dhe shtyhet vetvetiu drejt legenit të vogël. Kontraktimet e rrejshme, të cilat fillojnë rreth javës së 36-të të shtatzënisë, e mbështesin në mënyrë aktive këtë proces të lindjes dhe e sjellin fëmijën në kanalin e lindjes.  

Nëse jeni duke pritur binjakë, rregullat janë pak më ndryshe. Ashtu si me shtatzëni me një foshnje, foshnja e parë duhet të jetë këtu në pozicionin kafkor. Fëmija i dytë në të shumtën e rasteve, bashkohet në rresht. Në 45 për qind të shtatzënive binjake, të dy fëmijët janë në pozicionin normal të lindjes, vetëm njëri pas tjetrit. Nëse binjaku "kryesor" ka kaluar kanalin e ngushtë të lindjes, foshnja e dytë e ndjek atë. Për këtë arsye, ekziston një vonesë kohore midis lindjes së fëmijës së parë binjak dhe lindjes së fëmijës së dytë. 

Në javën e 36-të të shtatzënisë, foshnja e percepton botën jashtë barkut të nënës shumë intensivisht, ajo dëgjon zëra dhe muzikë të ndryshme dhe ndien qartë tensionin te nëna e vet. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të qëndroni të qetë në fazën e fundit të shtatzënisë, të përqendroheni tek vetja dhe fëmija dhe të merrni forcë për lindjen që ju pret. Foshnja juaj tani është në hapësirën e ngushtuar shumë që do të përmirësohet vetëm kur të lindë. Tani, mund të thuhet se nuk ka kthim prapa. Për shkak të pozitës që ka, fëmija juaj lëviz pak, por nuk do të thotë se nuk ndihet mirë. Tani, foshnja po mbledh forcat e veta për hapin tjetër të madh.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 36-të të shtatzënisë

Tani do të ekzaminoheni nga mjeku dhe mamia, më nga afër, nëse këtë e dëshironi. Përkujdesja paraprake nuk përfshin më një takim katër javë, por një takim çdo dy javë duke u zhvilluar rreth jush dhe fëmijës suaj. Rrahjet e zemrës së foshnjës, rregullisht mund të dëgjohen. Analiza me CTG, nëse ju dëshironi, tregon nëse dhimbjet e rrejshme të lindjes kanë ndodhur tashmë dhe regjistron rrahjet e zemrës së fëmijës suaj. Madhësia, pesha dhe zhvillimi aktual i foshnjës, gjithashtu, mund të krahasohen përsëri me ultratingull ose duke e skanuar barkun.

Me ju, si nënë e ardhme, vëmendje e veçantë i kushtohet presionit tuaj të gjakut dhe formimit të edemës. Pesha juaj është gjithashtu me interes. Është me rëndësi gjithashtu madhësia e barkut. Po ashtu, duhet pasur kujdes nga streptokoku B, ku rekomandohet gjithashtu bërja e strishos vagjinale për analizë në javën e 36-të të shtatzënisë. Streptokoku B mund të shkaktojë infeksion serioz të fëmijës nëse kalon përmes kanalit të lindjes. Në rastin pozitiv, sëmundja duhet të trajtohet para lindjes në mënyrë efektive.  

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Ndjehet rritja e presionit

Nëse tashmë keni pasur kontraksione të rrejshme, me siguri do të ndjeni presion të shtuar në legenin tuaj. Presioni mbi fshikëzën tani gjithashtu rritet, sepse ky veprim e shtyn fëmijën tuaj në legenin e vogël, në këtë mënyrë vendoset në pozicionin e duhur të lindjes, në kanalin e lindjes. Mund të shfaqen gjithashtu dhimbje në shpinë dhe shkarkesë mukusi që shkaktohet nga spina apo ndalesa në qafën e mitrës. Por kjo nuk është ende e ashtuquajtura lindje, në të cilin ndalesa e mukusit bie plotësisht dhe paralajmërohet lindja. Nëse presioni mbi legen bëhet shumë i madh dhe i pakëndshëm për juve, mund të ndihmojnë ushtrimet. Kjo e lehtëson fundin e legenit dhe parandalon tensionin.  

Përparësia e uljes së dhimbjeve të rrejshme të lindjes është se tani mund të merrni frymë më lehtë, ngase mushkëritë lehtësohen. Kjo do të thotë që tani mund të ndiheni më të lirshëm, të lëvizni dhe mund të flini më mirë.

Përmbledhja e këshillave më të mira

  • Nëse ka shumë presion mbi legenin e vogël, lehtësimin e presionit e bëjnë lëvizjet rrethore me ije. Kjo e relakson fundin e legenit dhe heq presionin.
  • Nëse keni shkarkesë të pakontrolluar ose inkontinencë nga stresi ekzistues, vendosni peceta natyrale nën veshjet e brendshme.
  • Diskutoni dhe shqyrtoni çështjet që ju interesojnë në çdo takim të ardhshëm me mjekun ose maminë tuaj. Qartësoni gjithashtu se si e trajtoni pasigurinë.
  • Organizoni ndihmë nga familja dhe miqtë për ditët dhe javët e para pas lindjes tuaj. Sidomos me fëmijën e dytë ose të tretë. Kështu që ju mund të përqendroheni plotësisht tek fëmija juaj, ta njihni atë dhe të plotësoni të gjitha nevojat e tij. Edhe ju do të keni nevojë për pushim për herë të parë pas lindjes.   
  • Nëse po planifikoni festë të mirëpritjes së foshnjës, tani është koha e duhur të lejoni miqtë tuaj të festojnë dhe të pranoni dhuratat e para për foshnjën.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Matja e rregullt e presionit të gjakut

Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit hormonal dhe nevojës për kujdesin e të ushqyerit të fëmijës, ka qarkullim të shtuar të gjakut nëpër damarët e nënës. Rrahjet e zemrës rriten dhe gjithashtu edhe frekuenca e të rrahurave të zemrës rritet në mënyrë që të garantohet transporti i vëllimit të rritur të gjakut.

Presioni i gjakut përcaktohet sipas metodës së shpikësit të pajisjes së duhur matëse Riva - Rocci. Monitorimi i rregullt i gjakut gjatë shtatzënësisë siguron që fëmija juaj të furnizohet në mënyrë adekuate me të gjitha lëndët ushqyese dhe oksigjenin me rëndësi jetike që arrin te ai përmes gjakut të nënës. 

Presioni i gjakut mund të përdoret gjithashtu për të përcaktuar nëse trupi i nënës është i mbingarkuar ose në gjendje akute, gjë që mund të ndodhë në fund të shtatzënisë, rreth javës së 36-të të shtatzënisë. Nëse ndodh ndërlikimi i tillë, fëmija nuk do të marrë më kujdesin e duhur dhe nëna do të ketë probleme shëndetësore.

Për këto arsye, është e rëndësishme që mjeku ose mamia të masë presionin e gjakut (RR) rregullisht dhe ta regjistrojë atë në Librezën e nënës. Kjo ndërmerret si masë paraprake ashtu që asnjë komplikim i shtatzënisë të mos anashkalohet.

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.