Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 28-të e shtatzënisë: Sistemi imunitar fillon të funksionojë

Në javën e 28-të të shtatzënisë, ju jeni në javën e parë të muajit të shtatë. Tani fillon faza e fundit e shtatzënisë për juve dhe fëmijën tuaj. Tremujori i tretë është më i gjati i shtatzënisë dhe zgjat nga java e 28-të e shtatzënisë deri në javën e 40-të të shtatzënisë.

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 28-të të shtatzënisë

Në javën e 28-të të shtatzënisë, bebja juaj tashmë është e gjatë 37 deri në 37.2 centimetra, që është sa gjatësia e një preshi. Me një peshë prej 1.000 deri në 1.100 gram, ajo ka arritur peshën e kilogramit. Bebja nuk do të rritet me gjatësi aq shumë derisa të lindë - por do të fitojë shumë peshë.    

Zhvillimi i foshnjës

Në javën e 28-të të shtatzënisë, foshnja i merr substancat mbrojtëse imunologjike nga gjaku i nënës përmes placentës. Ky është hapi i parë i rëndësishëm për funksionimin e sistemit imunitar të fëmijës. Kjo krijon nxitje që fëmija juaj të krijojë antitrupa kundër patogjenëve të vet.

Zhvillimi i trurit

Zhvillimi i trurit tani po kalon në rregullimet komplekse. Brazdat në tru po bëhen gjithnjë e më të theksuara. Aktiviteti i rritur i trurit, i cili shkon krah për krah me aftësinë në rritje të foshnjës për perceptim shqisor, tani gjithashtu mund të matet. Kjo mund të masë sinjalet që lindin përmes nervave të sistemit përçues. Sinjalet e trurit të një personi maten duke përdorur EEG – elektroencefalogrami.

Zhvillimi i mushkërive

Maturiteti i mushkërive të fëmijës suaj gjithashtu ka avancuar. Pjesët e bronkeve janë degëzuar, kështu që pas lindjes, ajri mund të qarkulloj nëpër tërë indet e mushkërive. Janë formuar qeskat pulmonare, të ashtuquajturat alveola. Ato janë të rëndësishme për të mundësuar shkëmbimin e ajrit, në midis të ajrit të freskët, me përmbajtje të oksigjenit që thithet dhe të mundësojë nxjerrjen jashtë organizmit të ajrit të përdorur. Një substancë e veçantë (surfaktanti) - e cila tani është formuar - siguron që alveolet të mos ngjiten me njëra-tjetrën kur thithin ajër. Kjo konsiderohet të jetë mbrojtja sipërfaqësore e mushkërive. 

Foshnja vazhdon të praktikojë frymëmarrjen dhe vazhdon të gëlltisë lëngun amniotik. Kjo mund të nxit lemzën tek fëmija juaj herë pas here, pasojat e lemzës ju mund t'i ndjeni qartë gjatë dridhjeve të vogla të barkut tuaj.

Nëse fëmija juaj do të lindte si fëmijë i parakohshëm, do të kishte shanse relativisht të mira për të mbijetuar. 

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 27-të të shtatzënisë

Deri në fund të muajit të shtatë, ju tashmë keni fituar peshë të konsiderueshme. Edhe barku me barrë, është rritur, gjë që ka zhvendosur vëmendjen tuaj dhe ka ndryshuar vetëdijen për trupin tuaj. Mundohuni ta kompensoni këtë me lëvizje të vetëdijshme. Gjithnjë e më shumë simptoma do të keni në javën e 28-të të shtatzënisë, të cilat mund të paraqiten nga shtimi i peshës dhe rritjes së barkut. 

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Mund të paraqiten problemet me gjumin

Për shkak të madhësisë gjithnjë e më të madhe të vëllimit të barkut, është gjithnjë e më vështirë për ju të gjeni vend të rehatshëm për t’u shtrirë. Si rezultat, ju nuk mund të flini mirë ose të flini gjatë gjithë natës. Vazhdimisht zgjoheni natën dhe e ndërpritni gjumin tuaj për ta gjetur një pozicion më të mirë për gjumë. Mësoni këshillat më të mira për të fjetur derisa jeni shtatzënë.

Këshillë e mamisë

“Shtrihuni në krah dhe vendosni një jastëk nën bark. Barku më nuk "tërhiqet" poshtë. Kështu është më rehat”. Dorothee Kutz, mami

Pozicioni fundus (distanca midis kockave tuaja pubike dhe skajit të epërm të mitrës) dhe zgjerimi i organit nga lart, është saktë midis kërthizës dhe brinjëve në javën e 28-të të shtatzënisë.

Lëvizjet e fëmijës shtohen

Bebja juaj e zë hapësirën që është akoma në dispozicion në mitër për lojë intensive dhe seanca stërvitore. Lëvizjet e fëmijës gjithashtu mund t'jua rrëmbejnë herë pas here gjumin ose përqendrimin. Lëvizjet e fuqishme tani mund të jenë shumë të dukshme nga jashtë. Herë pas here shfaqet fryrja e vogël, e shkaktuar nga presioni i një këmbe të vockël ose të një dore të vogël. Sigurisht, nëse jeni duke pritur binjakë, kjo do të shtohej. 

Babai i ardhshëm ose gjyshërit, tani gjithashtu gëzohen të vënë kontakt me foshnjën. Pozicioni i fëmijës në javën e 28-të të shtatzënisë nuk mund të përcaktohet ende qartë. Në moment, fëmija juaj mund të marrë çdo pozicion, siç dëshiron.

Dhimbjet e lindjes bëhen të dukshme

Barku vazhdon të ushtrojë për lindjen dhe stërvitet për tkurrjet e para. Kjo e bën stomakun tuaj gjithnjë e më të fortë, në mënyrë të paparashikueshme, sërish të fortë. Shtrëngimi i fortë i barkut do të zhduket pas rreth një minute dhe nuk shkakton dhimbje as nuk është i rrezikshëm për beben.

Uterusi i shtyp organet

Nëse shqetësoheni nga problemet e gjumit natën, gjatë ditës do të shoqëroheni nga dëshira e shpeshtë për të urinuar dhe me vizita të shpeshta në tualet. Pesha e mitrës dhe fëmijës bëjnë presion në fshikëz, duke e zvogëluar kapacitetin e saj. Kjo është arsyeja pse tani duhet të shkoni në tualet më shpesh. Presioni i mitrës është gjithashtu i dukshëm mbi organet tjera, që do të thotë që vuani nga urthi herë pas here, ose ndjeni dhimbje në rajonin e veshkave.

Dhimbje këmbësh

Këmbët dhe kaviljet e fryra, këmbët dhjamore - veçanërisht janë gjatë verës më keq - dhe ngërçet e muskujve janë ankesa të tjera që tani po bëhen më të shpeshta. Prandaj, duhet të kujdeseni mirë për veten që do të thotë: 

  • Pushoni më shpesh!
  • Jepni rëndësi ushqimit të shëndetshëm dhe me shumë magnez! 
  • Më shpesh, vendosni këmbët më lart se trupin!

Duke vendosur këmbët më lart, gjaku dhe uji i indeve mund të qarkullojnë më mirë dhe të mos "zhyten" në ekstremitetet e poshtme.

Mësoni më shumë rreth lëndëve ushqyese që ju duhen tani për tani, për të lehtësuar ose parandaluar këto simptoma.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Për këmbët e ënjtura dhe me dhimbje, një kompresë ftohëse me ujë të ftohtë dhe pak uthull molle mund t’ju ndihmojë.
  • Bimët mjekuese si livanda dhe bari i bletës (melisa) ndihmojnë kundër pagjumësisë. Vajrat esenciale me portokall dhe trëndafil kanë një efekt ekuilibrues, edhe vanilja qetëson dhe nxit përqendrimin.
  • Në rastin e trajtimeve me bimë shëruese të tilla si aromaterapia, gjithmonë duhet të keni kujdes nëse këto janë të përshtatshme për përdorim gjatë shtatzënësisë. Gjethet e senës (senna alexandrina) dhe të mjedrës, janë të ndaluara para javës së 36-të të shtatzënisë, sepse ato mund të shkaktojnë dhimbje të lindjes. Çaji i gjetheve të mjedrës çliron fundin e legenit.
  • Për të parandaluar venat me variçe dhe ngërçet e muskujve, ju mund të bëni stërvitje të venave duke ecur me maje të gishtërinjve, duke ndaluar, pastaj duke ecur sërish mbi shputa. Një luhatëse (relaksuese) e këmbëve ndihmon në trajnimin e muskujve anësorë të këmbës.
  • Shumica e orëve të kursit para lindjes fillojnë tani. Bëni me përkushtim pyetjet për drejtuesin e kursit rreth të gjitha çështjeve që ju shqetësojnë gjatë përditshmërisë.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Mbështetja për venat me variçe

Nëse shpesh vuani nga sikleti në këmbë, ose nëse keni pasur venat me varice, ose venat merimangë para shtatzënisë, pyesni mjekun tuaj për rëndësinë mjekësore të tyre. Nëse keni një predispozitë gjenetike ndaj venave me variçe, mjeku do t'ju ndihmojë, sepse ky fenomen nuk është vetëm defekt që duket i shëmtuar. Në disa raste, është e domosdoshme terapia për të parandaluar trombozën. Hapi i parë në këtë rast do të ishte të vishni të ashtuquajturat geta kompresioni kur qëndroni dhe vraponi, të përshtatura për aktivitetin tuaj profesional. Për shkak të elasticitetit të tyre të lartë, ato parandalojnë grumbullimin e gjakut në këmbë.

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.