Skip to main content

Rreth prejardhjes

HiPP pemët organike të bananes, janë rritur pothuajse ekskluzivisht në mënyrën e tyre të natyrshme për më shumë se 20 vjet, në mes të lartësive të xhunglës së Kosta Rikës. Në mes të drurëve gjigandë në pyjet e xhunglës, nën hijen e drurëve deri në 50 metra të lartë, pema e bananes ndjehet veçanërisht mirë, sepse ato e pëlqejnë hijen. Trungu i bananes - për dallim nga kultivimi tradicional i plantacioneve – rritet i veçuar, larg nga trupat tjerë të bananes dhe në mesin e kulturave të përziera. Pra, në rast të sëmundjes së një trungu të bananes, mund të hiqet lehtë dhe të mos lejojë përhapjen e sëmundjes. Duke kultivuar bimët në harmoni me natyrën, ne ruajmë ambientin jetësor të natyrshëm për bimët dhe kafshët dhe mbrojmë diversitetin unik të xhunglës.