Skip to main content

Gjermania

Gjermania shtrihet në Evropën Qendrore dhe cilësohet me tri lloje të peizazheve: Alpet dhe ultësirat e saj, vargmalet e ulëta me lugina dhe pellgjet e veta, dhe ultësirat veriore gjermane. Në veri dhe në perëndim, dominon klima oqeanike, me verë mesatare të ngrohtë dhe me dimër të butë. Në lindje dhe në jug, megjithatë, klima është nënkontinentale, gjë që rezulton me dimër më të ftohtë dhe me verë më të ngrohtë. Gati gjysma e tokës së punueshme, përdoret për qëllime bujqësore dhe për këtë arsye HiPP disponon shumë lëndë të para të prodhuara në Gjermani, të tilla si karota Hipp organike, patate organike, parsnips organike (karota të bardha) dhe luleshtrydhe organike. Për më tepër, gati një e treta e vendit është e mbuluar me pyje halore dhe gjelbërim të përhershëm dhe pyje gjethërënëse. Ato ofrojnë strehim për kafshët vendore si derri i egër, dhelpra dhe dreri