Polonia
Polonia shtrihet në lindje të Evropës Qendrore dhe kryesisht përbëhet nga sipërfaqet e rrafshëta. Në brendinë e vendit, ka shumë liqene që nga epoka e fundit e akullnajave. Në jug ka peizazhe kodrinore dhe malore. Nëse e vështrojmë nga aspekti klimatik, Polonia i takon një zone klimatike transitore: në Evropën Qendrore dominon klima e liqeneve, në pjesën e Evropës Lindore dominon klima kontinentale. Për shkak të pozitës së saj gjeografike, ndryshimi i temperaturës në verë dhe dimër nga perëndimi drejt lindjes ngritet, ndërsa reshjet atmosferike zvogëlohen. Kjo klimë dhe pozitë gjeografike, bëjnë që HiPP luleshtrydhet organike, HiPP patate organike dhe HiPP kungujt organikë të kenë kushte të shkëlqyeshme për kultivim. Përveç zonave bujqësore, në Poloni ka mbi 600 zona të mbrojtura dhe 15 parqe kombëtare. Këtu, gjejnë strehim lloje të shumta të shtazëve të egra si dreri, derri i egër dhe dreri i kuq ku mund të jetojnë të lirë në mjedisin e tyre natyror.