Ushqimi HA

Nëse dikush në familje vuan nga alergjia, dhe një alergji dallohet te njëri prind ose vëllezërit apo motrat (p.sh. alergjia e polenit, alergjia ndaj ushqimit, neurodermatiti ose astma alergjike), foshnjat në këtë familje rrezikojnë të kenë alergji. Nënat e foshnjave me rrezik për alergji, duhet të ushqejnë foshnjën me gji prej katër deri në gjashtë muaj, kurdo që të jetë e mundur, pasi qumështi i nënës është mbrojtja më e mirë kundër alergjive për foshnjat. Nëse ushqyerja me gji nuk është e mundur, ose nënat preferojnë të japin ushqim tjetër, duhet të zgjidhet formula HA. Inicialet HA qëndrojnë për formulën hypoalergjenik. Në ushqimet HA, komponentët e proteinës në qumështin e lopës, të cilat luajnë një rol vendimtar në nxitjen e alergjive, ndahen në komponente të vogla proteinike duke përdorur një proces të veçantë prodhimi. Në këtë mënyrë, rreziku i zhvillimit të një alergjie mund të reduktohet. Proteina e cila nuk është e ndarë, siç gjendet në qumështin e lopës ose në ushqimet e rregullta për foshnjën, mund të shihet nga sistemi imunitar si i huaj, gjë që mund të çojë në reaksion alergjik te disa fëmijë. Sistemi imunologjik reagon më shpesh në mënyrë alergjike ndaj komponentëve të ndarjes së proteinave. Rezultatet e fundit të hulumtimit gjithashtu tregojnë se Flora e zorrëve/ mikrobiota e zorrëveflora e zorrëve të një foshnje mund të luajë një rol të rëndësishëm në shmangien e alergjive. Prandaj fibrat dietike prebiotike  si dhe galakto-oligosakaridet (GOS) dhe / ose kulturat natyrale të acidit laktik shtohen në disa ushqime HA në nivele të ngjashme me ato të gjetura në qumështin e nënës. Për shkak të proteinës së ndarë, ushqimi HA ka pak shije të hidhur. Ngjyra e stolit (fecesit) gjithashtu mund të jetë pak me ngjyrë të gjelbër. Kjo është normale me ushqimin HA dhe nuk ka arsye për shqetësim.