Qukapiku i gjelbër
Qukapiku i gjelbër (Picus viridis), njihet më shumë për goditjen si çekiç mbi pemë. Sidoqoftë, sqepi i tij është "pajisje për të gjitha përdorimet": Ai e përdor atë për goditje, çarje me çekiç, sëpatë ose si instrument. Qukapiku i gjelbër është i "çmenduri pas milingonave" dhe madje mund të gjurmojë foletë e milingonave në borë, gjatë dimrit. Ai jeton në zgafelle, në lartësi 2 deri 10 m, të cilën e ndërton gjithmonë së bashku me partneren e vet. Ai është gjithashtu besnik i vendbanimit të tij: Një qukapik i gjelbër qëndron në të njëjtin territor gjatë gjithë jetës së tij.