Intervistë shkencore - Pyetjet më të shpeshta nga praktika dermatologjike

Përgjigje nga Dr. med. Christina Schnopp

Klinika dhe poliklinika për Dermatologji dhe Alergologji Universiteti Teknik i Munihut

3. Pyetja

Kur mund të lyej foshnjen time me krem? Cili krem për cilën situatë (për pelena, për ecje, pas larjes)?

Rekomandimet e përgjithshme për lyerjen e foshnjes janë të vështira, te shumica e fëmijëve nuk është e domosdoshme lyerja e rregullt. Te fëmijët që kanë lëkurë të thatë, përdorimi i rregullt i kremit mund të përmirësojë funksionin e barrierës për lëkurën. Një pilot-studim amerikan qartëson se mund të reduktohet rreziku nga neurodermitisi sidomos te fëmijët e predispozuar gjenetikisht për këto ekzema9.

Përveç kësaj, përdorimi i një krem për përkujdesje të lëkurës kur ajri është shumë i thatë (ajri i ngrohtë gjatë dimrit), larjet e shpeshta ose në vendet e ngarkuara mund të jetë shumë i arsyeshëm (rreth gojës, duart).

Pavarësisht nga lloji lëkurës, fytyra duhet të mbrohet në temperaturat e ulëta dhe nga të ftohtit me një krem me përbërës të lartë yndyror.

Nëqoftëse masat tjera mbrojtëse (të evitohet ekspozimi ndaj diellit, mbrojtja me veshje) nuk janë të mundura apo nuk mjaftojnë, kremi kundër rrezatimit është i dobishëm.

Kremi mbrojtës për plagët në zonën e pelenave, ndihmon në shumë raste për të penguar më të keqen, nëse e përdorni me rastin e shfaqjes së shenjave të para të irritimit. Disa prindër betohen se e përdorin kremën kundër lëndimeve rregullisht, edhe pa u shfaqur fare irritimi i lëkurës nën pelena.

9) Simpson EL, Berry TM, Brown PA et al. A pilot study of emollient therapy for the primary prevention of atopic dermatitis. J Am Acad Dermatol 2010; 63: 587-93.