Intervistë shkencore - Pyetjet më të shpeshta nga praktika dermatologjike

Përgjigje nga Dr. med. Christina Schnopp

Klinika dhe poliklinika për Dermatologji dhe Alergologji Universiteti Teknik i Munihut

4. Pyetja

Si mund të parandalohet lëndimi i prapanicës?

Më e rëndësishmja është zbatimi i masave të përgjithëshme si ndërrimi i shpeshtë i pelenave, pastrimi i kujdesshëm i mbetjeve fekale, terja e pjesës ku ndërrohet pelena e re, kur është e mundur foshnja të lehet pa pelenë etj. Për skuqjen e lehtë ndihmon kremi mbrojtës nga lëndimet, që më së shpeshti përmbajnë zink dhe mbron lëkurën nga irritimi i mëtejshëm.

Nëse përkundër kësaj ka dermatitis, me skuqje të forta, vende të lagëta dhe/ose kallje të lëkurës në bark apo kofsha, më së shpeshti përdoren kremrat medicinale, kremrat apo tretjet anti-inflamatore me dezinfektuesit e nevojshëm për trajtim. Këto i merrni nga pediatri Juaj apo mjeku i lëkurës.