Çfarë të bëni kur keni kapsllëk?

Gati çdo shtatzënë, si rregull ditor, ka probleme me tretjen e ushqimit, me jashtëqitjen dhe kapsllëkun. Arsyet janë të ndryshme. Arsyet për këtë janë të ndryshme: në njërën anë, janë hormonet, sepse ato bllokojnë muskujt e zorrëve, kështuqë ushqimi lëvizë më ngadalë. Në anën tjetër, për t’ju adaptuar ndryshimit trupor, mitra zgjerohet dhe thjeshtë e shtyn lukthin anash. Dhe së fundit, shpesh nuk pihen mjaftë lëngje.

Nga 1.5 deri në 2 litra të preferuara, shumë gra shtatzëna arrijnë të konsumojnë vetëm gjysmën e sasisë së këtyre lëngjeve. Shishja me ujë mineral do të duhej të ishte veprim i nënkuptueshëm. Poashtu, edhe çaji i pemëve, çaji i bimëve e ndihmon rregullimin e tretjes.

Ushqimi mund të ketë mjaftë efekt pozitiv, që tretja në lukth sërish të rregullohet. Natyrisht rregullimi i zorrëve është i dukshëm. Materjet ushqyese të balancuara është çelësi magjik. Ato gjinden në produktet e drithrave, müsli (drithërat e grira), pemë dhe perime të freskëta. Në kombinim me lëngjet, përbërjet në zorrë bëhen shumë të buta. Gjithashtu, tretja mund të përmirësohet me bakteret e acidit laktik, që gjenden në prodhimet ushqimore, siç janë prodhimet e qumështit dhe jogurtit.

Poashtu, ushtrimet e vazhdueshme të lehta i stimulojnë zorrët dhe e bëjnë tretjen më të lehtë. Nëse nuk janë këto masa të mjaftushme, është e domosdoshme të shkoni te mjeku.