Skip to main content

Druri i kalbur

 

Druri i kalbur nënkupton pemët e vjetra, të sëmura ose të pajetë, por gjithashtu degë të thyera dhe rrënjët e pemëve të prera. Këto të gjitha tingëllojnë shumë keq, por në të vërtetë janë shumë të mira: Sepse brenda dhe mbi dru të pajetë, jeta e re krijohet shpejt: Ai ofron strehim për një numër të madh kafshësh si gjitarët e vegjël ose amfibët. Në këtë dru të pajetë, miu i natës (Glis glis) mund të ndërtojë fole në zgavrat e trungut të kalbur, bletët e egra krijojnë tunelet e tyre në dru dhe madje shumë insekte mund të jetojnë në dru të kalbur dhe ta përdorin atë si ushqim. Druri i kalbur është gjithashtu një habitat i shkëlqyeshëm për myshqe të ndryshme, likene dhe kërpudha. 


Informatat e mëtejshme për drurët e kalbur mund të gjenden këtu në NABU


Rreth 20% e bimëve dhe kafshëve pyjore jetojnë drejtpërdrejt ose indirekt në dru të kalbur – duke përfshirë kërpudhat, likenet, myshqet, fieri, insektet, zvarranikët, zogjtë dhe po ashtu gjitarët.



Miu i natës (Glis glis) ka "shputa ngjitëse" me të cilat mund të ngjitet në sipërfaqet vertikale.


Miu i natës i përket familjes së minjve brejtës, gliridae. Ai e mori emrin për shkak të gjumit të gjatë dimëror: Nga mesi i shtatorit deri nga mesi majit, ai rri në gjumë për rreth shtatë muaj, në zgavrat nëntokësore. Ndaleni miun e natës. Në muajt e verës rrallë gjendet në tokë, sepse preferon të jetojë në pemë. Bishti i tij plot qime e ndihmon atë të mbajë ekuilibrin gjatë ngjitjes. Farat e ahut janë në menynë e miut të natës, por ata gjithashtu pëlqejnë dhe shpesh hanë sytha, filizat e reja dhe gjethet. Brejtësi i vogël është aktiv gjatë natës, prandaj ai shumë mirë mund të dëgjojë, ndjejë dhe nuhasë.